Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

273 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano kujton me te qeshur: “Goli ndaj Interit me ndryshoi jeten dhe me beri edhe me te bukur.”

Cassano kujton me te qeshur: “Goli ndaj Interit me ndryshoi jeten dhe me beri edhe me te bukur.”
Inter Club Staff

Antonio Cassano eshte nje personazh shume i dashur per tifozet e Interit dhe intervistat e tij jane gjithmone dicka zbavitese per tu lexuar. 

Ai diten e sotme ka dhene nje interviste teper simpatike dhe kujton se si goli ndaj Interit i ka ndryshuar jeten atij: “Goli me i bukur qe kam shenuar ka qene ne 18 dhjetor 1999 dhe nuk mund ta harroj asnjehere.”

“Ai gol i shenuar nga Interi me ka ndryshuar jeten: me beri me te pasur, me mbushi pertofolin dhe madje me beri edhe me te bukur.”

Keshtu flet per Radio Deejay Antonio Cassano qe rikthen oren 21 vite me pare dhe flet per ate perle te shenuar nga nje djalosh i vogel ndaj Interit dhe qe e beri te njihej ne te gjithe boten.

“Nese do te kisha pasur nje mendje tjeter, do te kisha luajtur edhe ne hene me ate talent dhe deshire qe kisha per te luajtur futboll”, shton duke qeshur FantAntonio.

Ai me pas tregon edhe formacionin e tij me te mire te Kombetares Italiane: “Buffon ne porte dhe per mua ai duhet te jete edhe ne Boterorin e 2022.”

“Ne mbrojtje, Zambrota, Cannavaro, Nesta dhe Maldini. Ne mesin e fushes Pirlo dhe Gattuso. Ne krah Camoranesi dhe Del Piero ndersa perpara Totti dhe une si sulmues i fshehur.”

“Mendoni se do te kisha harruar veten? Po harrojeni”, thote Cassano duke bere shaka me Fabio Caressa dhe Ivan Zazzaroni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.