Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Ja kush eshte sponsori kryesor i transferimit te Cavanit tek Interi. Ka nje prapaskene.”

Gazzetta zbulon: “Ja kush eshte sponsori kryesor i transferimit te Cavanit tek Interi. Ka nje prapaskene.”
Inter Club Staff

Antonio Conte po e provon per here te katert.

Tranjeri i Interit nuk e ka mohuar kurre ne te kaluaren pasionin e tij per Edinson Cavanin me drejtuesit zikalter qe po vleresojne ne keto ore propozimin e agjentit te lojtarit.

Ish-lojtari i Napolit eshte ne skadence kontrate ne fund e sezonit me Paris-Saint Germain dhe i eshte vete-ofruar klubit zikalter.

La Gazzetta dello Sport ka zbuluar sot se Marotta dhe Ausilio e kane tentuar sezonin e shkuar pisten Cavani kur Lukaku mund te deshtonte.

Il Matador ne ate kohe vendosi te mos largohej nga Parisi edhe per shkak te ofertes super te pasur qe ai ka atje.

Nderkohe, per sa i takon Contes, tentativat e para jane bere me Juventusin kur ai luante te Napoli dhe me pas kur ai ishte tek Chelsea dhe lojtari ishte tek PSG.

“Antonio e ka kerkuar Matadorin per here te pare ne pranveren e 2021. Drejtuesit bardhezi i vune ne pjate Napolit 15 milione euro plus Matrin.”

“De Laurentiis tha jo: priste nje oferte te cmendur per te dhe ngriti nje mur per lojtarin. Per Juventusin dhe Conten u be e pamundur ne ate kohe.”

“Me pas, Antonio u be tranjer i Italise dhe sapo kaloi tek Chelsea, kerkesa e pare ishte Cavani. Abramovic ofron 50 milione euro per uruguajanin por oferta refuzohet nga PSG.”

“Cdo gje e mbyllur? Jo, aspak, sepse korrikun e shkuar kur Conte po kerkonte nje sulmues per Interin, Marotta mendoi edhe per Cavanin: ne rast se nuk do te vinte Lukaku, i perzgjedhuri do te ishte ai.”

“Por ne ate kohe ai kishte nje kontrate prej 12.5 milione eurosh ne sezon dhe vetem nje vit ne kontrate ku pas saj do e vendoste vete destinacionin. Ai vendosi qe te qendroje edhe nje sezon. Por per fatin e Antonios, me Cavanin qe kishte refuzuar, Lukaku zgjodhi Interin.”

Keshtu, skenari kesaj radhe duket se ka ndryshuar. Cavani ka kontraten ne skadence dhe Interi eshte ne kerkim te zevendesuesit te Sanchez.

Pengesa kryesore eshte rroga e lojtarit dhe normalisht qe kerkesat e tij duhet te ulen ne rast se deshiron te punoje me Conten. Por ky i fundit eshte sponsori kryesor i lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.