Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, merkato e nxehte: Marotta ka parakaluar Barcelonen dhe Dortmund per talentin e krahut te djathte!

Inter, merkato e nxehte: Marotta ka parakaluar Barcelonen dhe Dortmund per talentin e krahut te djathte!
Inter Club Staff

Inter rikthehet te flase greqisht: pas Georgatos dhe Karagunis, kesaj radhe eshte Georgios Vagiannidis lojtari grek qe mund te veshe fanellen e Interit.

I lindur ne vitin 2001, i kerkuar ne javet e fundit me ngulm nga Barcelona dhe Borussia Dortmund dhe ne skadence kontrate me Panathinaikos, ai duket se eshte siguruar nga Beppe Marotta dhe Piero Ausilio per nje te ardhme tek Interi.

Ashtu si tregion La Gazzetta dello Sport, per te eshte gati nje kontrate prej pese vitesh, me nje rroge qe do te rritet ne baze te rritjes teknike qe do te kete.

Ideja eshte qe ai te vleresohet me kujdes nga Antonio Conte gjate kesaj vere dhe tekniku zikalter do te vendose nese do te luaje ne skuadren e pare apo do te huazohet diku tjeter per te fituar eksperience.

Marreveshja eshte tek detajet e fundit edhe pse ka nje pengese te vogel ne kete moment per te te Interi.

Kontrata parashikon qe lojtari duhet te zhvilloje vizitat mjekesore perpara se te firmose por ne kete moment eshte e pamundur.

Ai nuk largohet dot nga greqia per shkak te pandemise sepse do te duhet me pas qe te mbyllet 14 dite ne karantine edhe sikur ta beje kete gje.

Por per kete mund te gjendet ndonje zgjidhje e mesme: per shembull qe vizitat te behen ne ndonje klinike e kontraktuar nga Interi ne Greqi.

Ne kete moment, ka shume optimizem dhe marreveshja mund te formalizohet ne shume pak dite.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.