Fedele zbulon: “Ja pse Mertens zgjodhi Napolin ne fund. Ka qene totalisht faji i Interit sepse…”
Enrico Fedele, ish-prokurator i njohur dhe drejtues sportiv ne Itali, ka folur per disa nga tratativat e ketyre diteve.
Ai eshte ndalur me se shumti tek tratativa qe shikonte nje kalim me parameter 0 tek Interi te Mertens nga Napoli.
Ashtu si dihet, Mertens ne momentin e fundit hodhi poshte paktin me Interin per te rinovuar me skuadren aktuale te tij.
Ja cfare ka thene Fedele per emisionin Studio Aperto ne TMW Radio: “Mertens nuk ka firmosur me Napolin per merite te Napolit.”
“Ka qene faji i Interit. Belgu nuk firmosi per shpejtesine e Napolit por per menyren e avashte qe levizi Interi ne drejtim te tij/”
“Ai deshironte 3 vite kontrate dhe nje bonus. Interi i ka propozuar dy vite kontrate dhe nje opsion per vitin e trete.”
“Napoli nderkohe do te tentoje qe te zgjidhe edhe problemin e te drejtave te imazhit: por nese Interi do te ishte me e shpejte, sot ai do te ishte nje lojtar i Interit. Sepse ne parim, ai ishte dakort me kete kalim.”
“Mendoj gjithesesi se ne momentin final ka ndikuar edhe Gattuso: nese do te kishte qene vetem per De Laurentiis, ai nuk do ja kishte dale dot. Por Gattuso ka dashur qe te mbaje me patjeter dy lojtare: Zielinski dhe Mertens.”
“Por sa keq per Interin, sepse ka humbur nje lojtar te madh dhe sa mire per Napolin sepse ka mbajtur ne shtepi nje nga me te miret e kampionati italian/”