Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku del hapur ne mbeshtetje ne Eriksen: “Nuk e kuptoj. Une dua te ndihmoj Eriksen, por do ishte me e thjeshte sikur…”

Lukaku del hapur ne mbeshtetje ne Eriksen: “Nuk e kuptoj. Une dua te ndihmoj Eriksen, por do ishte me e thjeshte sikur…”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes se djeshme ndermjet Belgjikes dhe Danimarkes, Romelu Lukaku eshte intervistuar nga nje media daneze (Kanal 5).

Ai, gjate intervistes se tij, ka folur edhe per temen e shokut te tij te skuadres tek Interi, Christian Eriksen qe nuk eshte aspak e mire, por fjalet e tij jane publikuar vetem pak minuta me pare.

Lojtari danez ne Milano nuk po kalon aspak nje moment te lehte, duke qene se nuk eshte ne qender te ideve te Contes.

Tranjeri i Interit, deri me tani i ka dhene shume pak hapsire dhe nje largim i tij ne janar duket shume afer.

Por me sa duket, vete Lukaku eshte treguar shume besimplote per te ardhmen e Christian dhe ka premtuar se do ta ndihmoje ate.

“Eriksen i ka te gjitha mundesite per tu bere nje lojtar i jashtezakonshem edhe per Interin dhe une dua ta ndihmoj. Nuk e kuptoj si mund te vihen ne dyshim cilesite e tij.”

“Ka lojtare qe duan me shume kohe qe e pershtaten me futbollin italian. Une kam qene me fat qe jam pershtatur shpejt.”

“Por ai ka ende nevoje te punoje me gjuhen italiane. Nese do te mesonte italisht, do te behej gjithcka me e thjeshte edhe per te, por edhe per te tjeret.”

“Mund te filloje te komunikoje me mire e te kontribuoje me shume ne punen e skuadres ne teresi”, ka thene The Big Rom.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.