Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kupa e Italise, Milani dhe Juventusi bejne qe kerkesa e Interit te refuzohet: “Ne menyre absolute asnje nder Interit.”

Kupa e Italise, Milani dhe Juventusi bejne qe kerkesa e Interit te refuzohet: “Ne menyre absolute asnje nder Interit.”
Inter Club Staff

Juventusi dhe Milani kane dale kunder kerkeses se Interit per sa i perket dates se Kupes se Italise ne menyre kategorike.

Zikalterit deshironin qe te ndryshonin daten e ndeshjes se tyre, Napoli-Inter me Juve-Milan, por nuk ja kane dale dot.

Kjo sepse Interi eshte e vetmja skuader nga kater te parat qe rrezikon te luaje tre ndeshje ne 7 dite menjehere sapo Serie A te rifilloje. Por nga rivalet nuk ka pasur asnje leshim ne kete pike.

“Liga Serie A ka kerkuar nje ndryshim dite perseri me 24 ore per gjysmefinalet qe te luheshin te premten me 12 dhe te shtunen me 13 qershor.”

“Kjo qe ti jepej finalisteve nje dite me shume per te pergatitur finalen e Kupes se Italise ne Rome ne daten 17 qershor.:

“Nese nuk do te kete ndonje te papritur, ashtu si ne shkurt do te luhet ne fillim Inter-Napoli qe perfundoi ne ate kohe 0-1 dhe pastaj Milan-Juve qe perfundoi 1-1.”

“Interi ka dashur qe te luhej ne fillim Juve-Milan dhe me pas Napoli-Inter, por me te gjitha gjasat nuk do te ndodhe.”

“Ne Torino as nuk e mendojne si mundesi qe ti bejne nje nder Contes dhe Marottes. Fjalet qe degjohen nga ato ane jane te thjeshta te mendohen: “Ne menyre absolute asnje nder Interit.”

“Keshtu, as kjo situate pandemie nuk ka sjelle nje klime me te qete ndermjet dy rivaleve qe edhe njehere jane perplasur ndermjet tyre”, komenton Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.