United i hap probleme Interit per huazimin e Sanchez dhe gazetari i njohur italian shperthen: “Kjo tregon se United…”
Ne oret e fundit kane dale ne pah lajme te ndryshme per sa i perket pozicionit te Manchester United per sa i perket huazimit te Alexis Sanchez.
Per shkak te situates se pandemise, dy klubet jane ulur perseri ne diskutime per te arritur nje marreveshje per zgjatjen e kontrates se lojtareve qe duhet te kete skaduar sot.
Sipas te rejave te fundit, Red Devils jane dakort qe ta lene Sanchez deri ne fund te Serie A, por nuk duan qe ai te luaje ne Europa League.
Arsyeja? Interi per ta shihet si nje nga konkurente direkte ne garen per Europa League, nje kompeticion qe United deshiron ta fitoje me cdo kusht sepse eshte nje rruge e sigurt per ne Champions League.
Por nuk eshte vetem Interi qe preket nga kjo frike e United, por edhe skuadra e Romes qe ka ne huazim Smalling.
Nderkohe, per kete ka folur edhe Giovanni Capouane, gazetar i njohur i Panorames qe komenton ne menyre te ashper kete histori.
“Sjellja e Manchester United ne drejtim te Interit dhe te Romes eshte nje tregues se sa i vogel eshte bere nje klub qe ka qene i madh.”
“E pabesueshme qe nje klub si Manchester United te arrije deri ne kete pike sa te mendoje te penalizoje kundershtaret per dicka qe eshte absolutisht e drejta e tyre.”
“Lojtaret ne huazim duhet te vazhdojne te luajne. Por mbase UEFA duhet te nderhynte me thelle ne keto ceshtje, sepse jane krijuar situata te pabesueshme dhe te padegjuara me pare.”