Tuttosport sulmon Interin publikisht: “Cfare padrejtesie, e pane te gjithe: ishte penallti! Por Interi u ndihmua dukshem nga…”
Interi ka fituar diten e djeshme ndaj Torinos ne San Siro me rezultatin 3-1 pas dy ndeshjesh jo shume pozitive.
Zikalterit arriten te mundin Torinon dhe te fitojne tre piket me golat e Young, Diego Godin dhe te Lautaro Martinez.
Kjo fitore ka sjelle goxha qetesi ne ambjentin zikalter sepse ditet e fundit mediat e kishin turbulluar jo pak me lajme per largimin e Contes apo te disa lojtareve.
Por me sa duket, ekziston nje media e shkruar qe ka qene shume kunder fitores se Interit dje dhe e ka shprehur kete me tone te larta dhe kundershtuese ne faqen e saj te pare.
Po flasim per gazeten e perditshme torineze, TuttoSport, e cila ka sulmuar Interin qe ne faqen e saj te pare diten e sotme.
“Shenon Belotti, por arbitri Massa i mohon nje penallti te dukshme Toros per prekjen me dore te Bastonit. Interi mund Torinon duke e permbysur e duke u katapultuar ne vendin e dyte.”
Kjo ishte ajo qe ata kane shkruar ne faqen e tyre te pare, ndersa ne brendesi te gazetes, doza shtohet akoma me shume.
“Cfare padrejtesie ajo e dites se djeshme ne darke ndaj Torinos. E pane te gjithe. Ishte nje penallti e paster.”
“Ajo penallti do i jepte mundesi Torinos te kalonte ne disavantazhin 2-0 e do te fuste akoma me shume Interin ne tunel.”
“Por penalltia nuk erdhi dhe Interi u ndihmua ndjeshem nga arbitri ne ndeshjen e djeshme dhe arriti edhe ta permbyste rezultatin.”