Bucchioni konfirmon: “Eshte gjithcka e vertete, Marottes i eshte sugjeruar nje TOP PLAYER boteror. Ne kete menyre do i thuhej lamtumire Brozovic.”
Ndermjet objektivave konkret dhe endrrave, Interi nuk deshiron te fshihet por eshte e perqendruar per kampionatin e saj.
Zikalterit ne kete moment ndodhen ne vendin e dyte por duhet te tregohen shume te kujdesshem, sepse perpara kane ndeshje te rendesishme.
Gjithesesi, kjo se ka ndaluar Interin te mendoje per te ardhmen: emrat qe po perfliten keto dite jane me te vertete te nje niveli teper te larte.
E duke lexuar emrat, nuk mund te mos mendosh se Interi do te tentoje te fitoje Serie A ne sezonin e ardhshem.
Nder keta emra, sipas asaj qe shkruan Enzo Bucchioni per TMW, eshte edhe kampioni i botes N’Golo Kante i Chelsea.
Ky eshte nje emer qe ja ka kerkuar me heret edhe tekniku Conte, por Beppe Marotta ka menduar se eshte nje emer teper i paarritshem. Por gjerat kane ndryshuar, sepse Chelsea ka vendosur ta shese lojtarin nese vjen nje oferte e duhur per te.
“Per mesfushen ka nje emer qe Conte e ka kerkuar prej kohesh dhe behet fjale per N’Golo Kante.”
“Nje zog me ka thene se kete lojtar e ka sugjeruar tek Interi ne kete merkato nje agjent shume i njohur por do te ndalem me kaq. Do ja le kohes te tjerat.”
“Nese francezi vjen ne Milano, atehere e ardhmja e Brozovic eshte shume larg ketij qyteti sepse nuk do te ishte me zgjedhje e pare dhe Interi do te tentonte ta shiste.”