Suning i ka derguar nje sinjal shume te forte drejtuesve te Interit dhe Contes: ja per cfare behet fjale, prandaj eshte perzgjedhur pikerisht Eriksen si figura qendrore e fanellave te reja!
Pavarsisht paraqitjeve te tij shume poshte pritshmerive dhe aktivizimeve te pakta nga Antonio Conte ne keto ndeshje te fundit, Suning nga ka aspak dyshime.
Christian Eriksen eshte i destinuar te behet nje nga simbolet e Interit te se tashmes por edhe te se ardhmes.
Mesfushori danez ka ardhur ne janar nga Tottenham dhe eshte zgjedhur si testimonial (figure qendrore e marketingut) i Interit per prezantimin e fanellave te reja per sezonin tjeter.
Kjo nuk eshte nje zgjedhje e rastesishme, por eshte nje sinjal shume i forte i Suning per drejtuesit e klubit dhe per Antonio Conten.
“Zgjedhjet, ne klubet e medha, nuk jane asnjehere te rastesishme. Asnjehere. Prandaj Interi (ide e Suning) ka zgjedhur te perdore Christian Eriksen si model per te prezantuar fanellen e pare te Interit por edhe te dyten per sezonin 2020-2021.”
“Suning ka nje mesazh te qarte per Marotten, Ausilion dhe Conten: Eriksen mund te vinte me parameter zero ne kete vere, por u zgjodh te investohej per te rreth 20 milione euro per vetem 6 muaj kontrate.”
“Ai konsiderohet si nje investim i rendesishem dhe nuk duhet te vihet ne dyshim prezenca e tij ne sezonin e ri.”
“Prandaj, as tekniku e as drejtuesit nuk duhet te mendojne per nje Inter pa danezin ne skuader per sezonin e ri.”, shkruan Corriere dello Sport.