Gazetari i njohur italian sulmon Godin: “Cfare zhgenjimi ky lojtar. Tek Interi nuk kemi pare kurre…”
Paolo Condò, gazetar i njohur i Sky Sport, ka treguar se kush eshte per te lojtari me zhgenjyes i sezonit.
Ai ka bere nje analize te gjate dhe ka nxjere mbrojtesin e Interit, Diego Godin, si me te dobtin ne Serie A ne baze te pritshmerive qe ka pasur.
“Me shume mundesi do te mbyllet kete sezon historia e Godin me Interin. Me ka zhgenjyer shume sepse kisha shume pritshmeri per te.”
“E kam pare te Atletico Madrid ne keto vite dhe kam menduar se ka qene shpirti i klubit ku luante qe prej 2014.”
“Ai qe shenoi golin e fitores se La Liga, ai qe bente gola per ti dhene suksese Atleticos edhe ne Champions League.”
“Ai qe largoi Italine nga Boterori. Kisha thene edhe se Godin do te ishte i madh edhe ne Itali, por ai ka qene vete asgjeja tek Interi.”
“Mbase ka dhene dicka keto javet e fundit, por nuk mendoj se problemi ka qene mbrojta me tre, jo.”
“Nje lojtar i madh luan mire me cdo skeme. Nuk mund te beje skema qe nje mbrojtes te humbe personalitetin qe ka. Te Interi nuk kemi pare nje mbrojtes aq te dobet sa ai kete sezon.”