Inter, Marotta ka zgjedhur TOP PLAYER ne mesfushe: gati ti dhuroje Contes nje enderr!
Europa League tani dhe kampionati sezonin e ardhshem. Eshte e qarte se plani i Interit vazhdon rritjen e saj dhe zikalterit duan te bejne qe te marre fund dominimi i Juventusit.
Per ta bere kete gje, Antonio Conte po pret me kujdes perforcime te rendesishme nga ana e klubit.
E nderkohe sipas Il Giorno, klubi i ka idete e qarta qe tani: “Nuk do te vije ne Milano Emerson Palmieri, qe ne kohet e fundit ka humbur pike. Interi po shikon diku tjeter per krahun e majte.”
“Por Marotta ka nje enderr te madhe ne merkato, nje enderr qe deshiron t’ja dhuroje edhe Contes ne sezonin e ri.
“Marotta deshiron te bleje nje TOP PLAYER edhe ne mesfushe, ashtu si beri ne krahun e djathte me Achraf Hakimi.”
“E keshtu, te gjithe e dine dobesine e Marottes qe nga koherat e Juventusit per Milinkovic-Savic, lojtarin e Lazios.”
“Serbi ka luajtur ne kete sezon kampionatin e tij te maturise, ku eshte bere nje mesfushor komplet qe ka ndihmuar Lazion ne cdo situate.”
“Ka nje rroge te pranueshme prej 3 milione eurosh, por problemi i madh qendron te fakti se Lotito kerkon per te 100 milione euro. Kjo eshte nje shifer qe Interi nuk do e shpenzonte kurre per te.”
“Por Marotta mund te zhvilloje nje tratative si ato qe vetem ai di ti zhvilloje e mund ta ule kete cmim duke e marre lojtarin me huazim me detyrim blerje apo duke futur edhe lojtare ne marreveshje. Eshte ai TOP PLAYER qe Marotta ka zgjedhur, edhe pse eshte shume e veshtire te arrihet.”