Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti nuk ndalet: “Suning? Ja pse mendoj se mund te blejne Messin. Lukaku? Mendoja se do qaja me shume…”

Moratti nuk ndalet: “Suning? Ja pse mendoj se mund te blejne Messin. Lukaku? Mendoja se do qaja me shume…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Quotidiano Sportivo, ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur per endrren Messi por edhe per Lukaku qe ka luajtur nje sezon te mrekullueshem.

“Me vjen shume keq per Atalanten. Te dilte ne ate menyre te vjen keq, por Gasperini ka qene i mrekullueshem.”

Nese nuk do te kishte qene Mbappe dhe Neymar…

“Shiko, mua Mbappe me kujton Garrincha, shokun e Pele. Kur merte topin ai, vetem mund ti gjuaje per ta ndalur. Pastaj Neymar ka luajtur ne te gjithe fushen. Ja pse te humbesh ndaj lojtareve te tille nuk eshte nje turp.”

Nderkohe Juventusi…

“Boh, eshte dicka tjeter te eleminohesh nga PSG dhe dicka tjeter te humbasesh me skuadren e vendit te shtate ne France. Me ndershmeri e them se nuk krahasohen dot…”

Sarri ka paguar per te gjithe.

“Nje shok me ka thene: nese je ateist, nuk mund te shkosh te predikosh ne Vatikan. Por nuk mund te gjykosh dot nga jashte, duhet qe te njohesh dinamikat e dhomave te zhveshjes. Sarri ama nje kampionat e fitoi.”

Tani Juventusi ka zgjedhur Pirlon.

“Jam shume kurioz per kete zgjedhje. Andrea Agnelli eshte treguar kurajoz.”

Po behen krahasime per te me Zidanin te Reali dhe Guardiolen te Barcelona…

“Pirlo i meriton per historine e tij si kampion, por eshte e vertete edhe se francezi ne Madrid kishte bere zevendesin e Ancelottit dhe kishte stervitur per disa kohe skuadren e dyte, ashtu si Pep te Barcelona.”

“Nderkohe Pirlo eksperience ne pankine ka shume pak dhe mendoj se duhet pare si do te dale ky bast.”

Te gjithe kane nje obsesion per Champions te Juventusi, e thone te gjithe…

“Une keshilla nuk di te jap. Tek Interi tentuam ta fitonim dhe pritem 45 vite.”

Cfare efekti te jep te shohesh se Interi eshte e vetmja italiane e mbetur ne Europe ne kete sezon?

“Ne radhe te pare, dua te them dicka…

Po te lutem…

“Jam gabuar shume per Lukaku. Sinqerisht nuk e mendoja kurre te ishte kaq i forte. Mendoja se ishte fizik, por kisha frike se do te qaja per Icardin.”

“Nderkohe Romelu eshte nje kampion dhe ndihmon gjithmone shoket dhe ka nje vizion te mrekullueshem loje.”

“Kishte te drejte Conte kur e kerkoi dhe gjithmone Conte ka qene i zoti qe e ka permiresuar dhe ka rritur skuadren perreth tij.”

“Europa League nuk eshte e thjeshte sepse kane mbetur skuadra shume te forta, por duke qene se jam i fundit president italian qe ka ngritur nje kupe europiane ne Itali, shpresoj qe miku im Zhang ta ngreje.”

“Fundja nuk do te jete italiani i fundit, sepse eshte nga Kina e une do te mbetem i fundit perseri nga italianet (qesh).”

Meqe ra fjala te Zhang: ju sa i besoni historise se Messit i veshur si zikalter?

“Shiko, une jam thjesht nje tifoz i Interit tani dhe nuk kam me informacione te rezervuara.”

“Por dicka e di me siguri: per resurse dhe mundesi, Suning ka gjithcka per ta sjelle ne Milano Leon.”

Po ti beson vete?

“Si shkruhet kurre mos thuaj kurre ne kinezce?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.