Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere tregon: “Mos u habisni nga Godin tek Cagliari: gjithcka nis nga larg, sepse lojtari…”

Corriere tregon: “Mos u habisni nga Godin tek Cagliari: gjithcka nis nga larg, sepse lojtari…”
Inter Club Staff

Te gjithe menduan se takimi i te merkures ndermjet presidentit te Cagliarit, Giulini ishte per Nainggolan ne Milano me drejtuesit e Interit, por e kane pasur gabim.

Ne qender te ketij takimi ka qene operacioni Diego Godin, qe mund te perfundoje keshtu ne Sardenje.

Uruguajani eshte jashte planeve te Antonio Contes dhe ashtu si tregon Corriere dello Sport, ne oret e ardhshme mund te zgjidhet gjithcka edhe per ceshtjen e rroges.

Godin ka parakaluar ne fotofinish Fazio, i cili ka qene afer skuadres se Cagliarit, por qe Roma i ka kerkuar shume para atyre per kartonin e tij.

Gjithesesi, nuk perjashtohet mundesia qe argjentinasi te transferohet te Cagliari dhe te formoje nje dyshe me Godin qe do te ishte me shume eksperience.

Por ky transferim i lojtarit te Interit te Cagliari duket se eshte edhe nje ceshtje… zemre.

Kete gje e tregon Corriere dello Sport e cila shpjegon se pasi Godin e ka kuptuar se tek Interi nuk do te kishte me vend, ka zgjedhur Cagliarin per nje arsye te vecante.

Gruaja e Godin, Sofia, ka lindur ne Cagliari dhe babai Pepe Herrera eshte nje njohje e vjeter e klubit sard, duke luajtur ne vitet 90 ne Sardenje.

Godin mund te shtyje pikerisht per kete arsye qe te luaje aty. “Per Di Francescon nderkohe do te ishte nje element i pazevendesueshem qe do e ndihmonte shume ne rritjen e Cagliarit ne sezonin e ri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.