Tranjeri i Danimarkes zbulon: “Kam kuptuar dicka nga e gjithe kjo histori me Eriksen: qe Conte…”
Ka qene nje metamorfoze e pabesueshme ajo e Christian Eriksen, qe dukej sikur nuk kishte asnje te ardhme ne Milano.
Ne dhjetor, Antonio Conte e fuste ne fushe vetem ne minutat shtese, si nje lojtar te Primaveres dhe ne ndeshjet ku luante, ai nuk bente asgje mbi normalen.
Por duket se tani gjerat kane ndryshuar dhe per kete ka folur sot komisari teknik i Danimarkes, Kasper Hjulmand ne nje chat me tifozet.
“Ne kete moment dhe ne ndeshjet e fundit me Interin, ai ka luajtur te zikalterit si nje mezzala. Mendoj se ai duhet te kete kete liri ne kete moment.”
“Por mbase me kalimin e kohes, ai mund te behet edhe nje playmaker i terhequr dhe mund te luaje gjithmone ne ate pozicion.”
“Une e kam kuptuar qe ai mund e luaje dhe aty, edhe pse per mua jo tani, sepse mendoj se si trekuartist mund te na ndihmoje me shume.”
“Mendoj se ai ka shume kualitete sulmuese dhe une dua qe ta shfrytezoj sa me shume kete cilesi qe ai ka.”
“Kam kuptuar dicka nga e gjithe kjo histori me Eriksen: qe Conte ka nuhatur ne menyren e duhur se ai mund te jape per skuadren edhe ne kete pozicion te ri duke e pershtatur keshtu me skemen e tij.”
“Ne te kaluaren dicka te tille e ka bere edhe me Pirlon. Christian eshte nje lojtar i mrekullueshem, si majtas si djathats. Mendoj se sa me shume Christian te luaje, aq me mire eshte. Ska rendesi ku. Ai eshte nje nga lojtaret qe vrapon me shume ne Europe kur luan, gjate nje ndeshje.”