Pedulla: “Kolarov-Inter, mund te kthehet ne nje ide konkrete”
Nga websiti i tij zyrtar, eksperti i merkatos Alfredo Pedulla tregon per nje piste te rendesishme per Interin: “Hapje shume e rendesishme per Kolarov, lojtar i krahut te majte qe me siguri do te largohet nga Manchester City kete vere. Gjithashtu, lojtari ka thene se ne qofte se do te kishte mundesi te luante me vazhdimesi, do te ishte i gatshem te hiqte dore nga nje pjese e perfitimeve qe do te merrte nga kontrata me klubin anglez deri ne vitin 2015. Prandaj, behet gjithmone e me i mundshem rikithimi ne Itali i Kolarov pas periudhes tek Lazio. Juventus vetem ka diskutuar mbi kete me Manchester City, kurse Interi mund te kthehet ne nje piste konkrete pas ndonje shitjeje dhe pas disa shkeputjeve te kontratave qe priten te ndodhin (Chivu dhe Stankovic mbi te gjithe)” – shkruan Alfredo Pedulla.