Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,139 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcInter1908 – Paulinho ka shperdoruar shansin Inter. Ja situata e vertete

FcInter1908 – Paulinho ka shperdoruar shansin Inter. Ja situata e vertete
Xhorxh Gellci

Sic raporton websiti me lajme per Interin, FcInter1908, redaksia e tyre ka arritur te marre ne Brazil informacione mbi Paulinho nga nje burim shume i besueshem. Lojtari ka apasionuar ose edhe i ka bezdisur pak tifozet zikalter qe kane ndjekur kete ceshtje prej plot 2 vjetesh, e cila asnjehere nuk u kthye ne nje transferim konkret. Sipas FcInter1908, jane arritur te zbulohen fakte mjaft interesante:

  • Tottenham ka ofruar “ekzaktesisht 20 milion euro dhe Corinthians nuk mund te beje asgje per te mbajtur lojtarin, sepse shuma e parave mbulon plotesisht klauzolen ne kontraten e lojtarit. Tani eshte ai qe vendos cfare do te beje, por eshte shume e sigurt qe ai nuk e ka marre akoma vendimin.
  • Paulinho nuk duket i bindur nga destinacioni Tottenham, per motive “me shume teknike sesa ekonomike” – keshtu ka treguar burimi, i cili preferon te ruaje anonimitetin.
  • Oferta zyrtare e prezantuar nga Interi ne Janar (para sulmit per Kovacic) “ishte prej 12 milion euro plus bonuse te ndryshme
  • Corinthians ka pranuar zyrtarisht oferten e Interit, e cila u refuzua nga Paulinho qe nuk ishte i sigurte per destinacionin. Kishte frike te humbiste Kupen e Konfederatave me fanellen e Brazilit, sidomos per shkak te rezultateve ne kampionat te Interit.
  • Nuk ekziston asnje oferte nga Real Madrid, behet fjale vetem per thashetheme. “Ka patur vetem dy oferta, ajo e Interit ne Janar dhe e Tottenham ne kete faze merkatoje.” – konfirmon burimi, i cili sipas gazetareve te FcInter1908 eshte shume prane lojtarit.

Jave e ardhshme do te mesojme cfare do te vendose Paulinho, i cili akoma nuk ka pranuar Tottenham si oferten e tij te ardhshme. Faktin qe Paulinho nuk pranon lehtesisht, nuk e di asnje me mire se ne. Do te kete surpriza?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.