Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sconcerti sulmon perseri Interin dhe Conten: “Te gjithe pame nje Inter te shemtuar dhe konfuz. Ajo qe beri diferencen ishte…”

Sconcerti sulmon perseri Interin dhe Conten: “Te gjithe pame nje Inter te shemtuar dhe konfuz. Ajo qe beri diferencen ishte…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Corrierre della Sera, Mario Sconcerti ka analizuar keshtu fitoren e Interit me rezultatin 4-3 ndaj Fiorentines.

“Ne te kundert te ndeshjes se pare te Juventusit, perballe ishte nje tjeter tip kundershtari dhe ku mund te kerkohej loja.”

“Interi ka fituar nje ndeshje qe nuk mund te gjykohet, por duhet lexuar thjesht rezultati qe nuk eshte aspak i mir.”

“Teknikisht ka qene nje Inter inekzistent dhe konfuz, ka barazuar me fat ne fund te pjeses se pare por edhe ne fund te lojes duke fituar me pas.”

“Eshte shenje se zikalterit nuk e kane nenvleruar ndeshjen, por kane luajtur shume keq.”

“Conten qe kishte bere zgjedhje te diskutueshme ne fillim e ndihmuan vetem zevendesimet, ndryshe do te kishte qene nje katastrofe.”

“Kur Ribery doli ne minuten e 82, Fiorentina po fitonte dhe me pas, 5 minuta me pas po humbiste.”

“Tek Interi ishin futur Vidal, Sensi dhe Nainggolan ndersa te Fiorentina, nje nga djelmoshat, Vlahovic, sapo kishte nxjerre jashte nje top 7 metra larg Handanovic.”

“Kjo sepse i erdhi topi jo me kemben e mbare. Ky Inter i pare ka qene nje Inter i shemtuar ne mbrojtje.”

“Aty ku kishte dy lojtare krahu te majte (Bastoni dhe Kolarov) dhe nje te krahut te djathte (D’Ambrosio).”

“Ata kane qene diten e djeshme si mos me keq duke i lene rruge te hapur ne cdo moment Fiorentines.”

NDESHJA – “Surprizat e ndeshjes jane dy: kualiteti i madh dhe i ri i Fiorentines dhe mekanizmi i Interit qe mund te perdoret gjate lojes.”

“Conte nuk ka asnje alibi: ka nje lojtar te dyte per cdo pozicion. Eshte pare shpesh ne pjesen e pare veshtiresia qe ne fushe te kete shume sulmues (Eriksen, Lautaro, Lukaku dhe Perisic).”

“Por kjo i ka lejuar Fiorentines qe te mbaje me shume topin, edhe pse nuk eshte nje skuader kompetente per kete.”

“Ne fund, rezultati ka qene shume normal dhe duhet lexuar ashtu. Eshte nje Inter per tu permiresuar, sepse ka qene nje Inter i sikletshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.