Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Skriniar del ne konference pas ndeshjes: “Nje ndeshje e madhe. Ai qe me pelqen nga blerjet e reja eshte…”

Inter, Skriniar del ne konference pas ndeshjes: “Nje ndeshje e madhe. Ai qe me pelqen nga blerjet e reja eshte…”
Inter Club Staff

Fitorja e dyte radhazi per zikalterit ne Ciro Vigorito te Beneventos ku ata munden keta te fundit me rezultatin e thelle 5-2. 

Ai qe eshte prezantuar i pari per mikrofonat e Inter TV ka qene Milan Skriniar.

“Ne sot kemi dominuar ne cdo faze te lojes. Ishte objektivi qe kishim ne fillim te ndeshjes. Donim te benim ndeshjen qe nga minuta e pare.”

“Jemi te lumtur per pese golat e shenuar, sa keq per golat e pesuar gjithesesi, por eshte nje fitore e merituar totalisht.”

Cfare ka ndryshuar per Interin kete vit?

“Kane ardhur lojtare te rinj qe me siguri do te na japin nje dore shume te madhe. Jemi akoma me te forte se nje vit me pare, por duhet te vazhdojme keshtu ndeshje pas ndeshje.”

Si ndalohet Immobile?

“Na pret nje ndeshje e forte ndaj Lazios, jane me te vertete te mire. Duhet te jemi te perqendruar sepse ata jane shume te forte ne kundersulme.”

“Do duhet te pergatisim nje ndeshje perfekte ku per 90 minuta do te duhet nje perqendrim maksimal nga e gjithe skuadra.”

Si eshte Hakimi? A eshte blerja qe ju pelqen me shume?

“Sot kemi bere nje ndeshje te mire, ashtu si e thashe edhe me pare. Kemi bere pese gola nje me te bukur se tjetrin.”

“Hakimi me pelqen shume, eshte shume i shpejte, i zoti, sulmon dhe mbron. Eshte me te vertete perfekt ne krahun e djathte.”

“Kush me pelqen me shume? Mua me pelqen skuadra me shume. Nderkohe, Hakimi me siguri do te na jape nje dore te madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.