Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Cfare lumturie te shoh djemte keshtu. Ja per cfare gezohem me shume.”

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Cfare lumturie te shoh djemte keshtu. Ja per cfare gezohem me shume.”
Inter Club Staff

Menjehere pas fitores 5-2 ndaj Beneventos, Antonio Conte ka analizuar per mikrofonat e Sky Sport 90 minutat e Vigoritos.

“Kenaqesia me e madhe qe kam eshte te shoh qe pertej atyre qe jane ne fushe duke interpretuar, ideja e lojes nuk ndryshon, eshte e njejta si e vitit te kaluar, por me me shume opsione.”

“Kjo eshte nje skuader qe luan mire futboll, qe sulmon, qe krijon shume. Duhet te punojme pak me ekuilibrin, por une kenaqem shume duke pare kete skuader qe luan.”

“Jane shenja te nje loje te rendesishme, shenja qe bejne diferencen ne te tashmen por edhe ne te ardhmen.”

Me sa duket ka nje peshtatje te shpejte te lojtareve te ardhur kete vere…

“Me siguri qe ata kane gjetur nje baze te gatshme nga vjet dhe kjo eshte e rendesishme.”

“Nga kjo baze ne nuk kemi levizur dhe kemi ndryshuar edhe skemen dhe e kemi bere me trekuartist. Fakti qe mund te kemi dy interpretime loje, na ben me te rrezikshem.”

“Bravo djemve, kjo sepse nuk duhet te harrojme se Benevento vinte nga nje 0-2 ne 3-2 ndaj nje skuadre te forte si Sampdoria qe eshte shume e mire ne shtepi.”

“Me bindje dhe punen e duhur kemi bere nje ndeshje te madhe. Por ka ende shume per te punuar.”

Nderkohe, pyetjet kane vazhduar edhe me tej:

Si i pergjigjesh tranjereve qe e shohin Interin si favorite per te fituar kampionatin?

“Duhet te jemi entuziaste, do te thote se ka respekt per punen tone. Peshon ky gjykim edhe nga kampionati i vitit te kaluar.”

“Kjo na gezon. Shkon mire, le ta thone, sidomos pas shume viteve ku Interi nuk eshte pare asnjehere nje kundershtar i denje per titull.”

“Tani qe kemi fituar besueshmeri na shohin me sy te ndryshem. Mbase do te jete edhe me e veshtire te perballemi me ta sepse i bie te pergatiten akoma me mire dhe me fort.”

Ne mesfushe ka dicka te re: a ndryshon dicka me trekuartist dhe pa trekuartist?

“Me behet qefi qe dikush i ka pare keto dinamika te lojes, do te thote se ka dicka te organizuar. Ndonjehere harrohet puna qe ben tranjeri.”

“Po, Sensi disa here luajti si trekuartist gjate ndeshjes dhe disa here me prapa”

Nese do te vinte Alonso tek Interi, nuk do te kishte probleme qe te luante ne kete skuader duke qene se e njeh shume mire se ke punuar me te.

“Per merkaton nuk flas. Per kete flet klubi, mua me intereson vetem te punoj dhe vleresoj skuadren qe kam ne dispozicion.”

Si e shikon sfiden ndermjet Pirlos dhe Gattusos te dielen?

“Do e shijoj ne tv, duke e ditur se te gjithe po e nenvleresoni Napolin kete vit. Eshte nje skuader shume e mire, por askush nuk po e ve mes favoriteve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.