Haaland, cfare fjalesh per futbollistin e Interit: “Eshte nje legjende e futbollit: ka nje kembe te arte.”
Interi ka shtuar shume eksperience ne kontigjentin e saj gjate kesaj merkatoje vere dhe kjo vihet re menjehere sapo shikon edhe emrat e afruar ne skuadren zikalter.
Ne nje vere ku munguan fondet e medha per blerje te rendesishme, Interi ka ditur te levize ne menyren e duhur.
Tek zikalterit ka ardhur per rreth 1,5-2 milione euro ne total nje goditje e trefishte plot me eksperience: Kolarov, Vidal dhe Sanchez.
Te tre ata jane tre lojtare shume te rendesishem ne idete e Contes dhe per njerin prej tyre ka folur me superlativa sot nje nga talentet me te medhenj ne bote, Haaland i Borussia Dortmund.
Ne prag te ndeshjes Norvegji-Serbi, Erling Haaland ka folur per mikrofonat e TV2 dhe nuk i ka kursyer aspak fjalet e medha per Kolarov.
“Nese shoh skuadren kundershtare, ve re qe kane nje skuader fantastike sidomos ne mbrojtje, ku kane lojare te medhenj.”
“Mjafton te shikoj njerin, qe e di qe edhe do te luaje. Po flas per Aleksander Kolarov qe fjalet nuk e pershkruajne sakte madheshtine e tij si lojtar.”
“Eshte i forte, nje legjende e futbollit me nje kembe te arte. Por nuk ka rendesi kush do te luaje, une do te tentoj ti hap probleme te gjitheve.”