Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pritje e madhe per testin e dyte te Skriniar: “Conte po dridhet, sllovaku rrezikon seriozisht te…”

Inter, pritje e madhe per testin e dyte te Skriniar: “Conte po dridhet, sllovaku rrezikon seriozisht te…”
Inter Club Staff

Eshte ndezur alarmi i kuq ne shtepine Inter. Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar kane rezultuat pozitiv me Covid19 pas tamponeve te bere ne grumbullimet me kombetaret.

Nje emergjence totale qe rrezikon te kushtezoje jo pak tour de force te skuadres zikalter te Antonio Contes qe do te kete ndeshje te rendesishme ne kampionat dhe Champions League.

Ky tour de force fillon qe prej derbit te se shtunes me date 17 tetor e deri te sfida ndaj Atalantes ne 8 nentor ne Bergamo, perpara pushimit tjeter te kombetareve.

Per mbrojtesin e Under 21 zikalter dje ka nisur karantina, pas konfirmimit se ka marre virusin pas tamponit te trete.

Nderkohe, ai qe pritet sot eshte tamoponi i dyte i Milan Skriniar. Per te dy ata ka ndodhur e njejta gje: negativ tamponi i pare ne diten e mberritjes ne kombetare por pozitiv tamponi i dyte ne diten para ndeshjes.

Ne ambientin Inter ka shume tension sidomos per situaten e Milan Skriniar, qe tani rrezikon me shume se Bastoni ne kete moment, duke qene se eshte edhe larg Italise dhe mund te luaje perseri per Interin vetem pas rreth 15 ditesh.

“Conte po dridhet kur mendon se mund te luaje ne Serie A dhe ne Champions pa dy nga mbrojtesit e tij titullare, por frika rritet akoma me shume kur mendon nje skenar tjeter.”

“Po sikur te kete edhe lojtare te tjere pozitiv ne grupin zikalter dhe nese keto lojtare do te jene perseri ne mbrojtje? Do te ishte nje vetvrasje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.