Legjenda e Juventusit nuk fshihet: “Ja kush eshte lojtari i Italise qe me ka mahnitur me shume. Ka kualitet dhe nje zemer…”
Nje nga lojtaret qe po ben te flitet me shume per te te skuadra e Interit eshte talenti italian Niccolo Barella.
Ai ka rene ne sy shume ne drejtimin e Contes si nje mesfushor shume punetor dhe elozhet nuk kane munguar kurre per te.
Diten e djeshme, i ftuar ne studiot e La Domenica Sportiva, ka qene Marco Tardelli, nje legjende e skuadres se Juventusit.
Ai nuk eshte fshehur aspak dhe ka folur me superlativa te medha per lojtarin e Interit dhe te kombetares italiane.
“Cili me ka mahnitur me shume? E them pa u menduar gjate dhe me siguri te plote: Niccolo Barella, lojtari i Interit.”
“Ka qene gjithmone ne loje (duke folur per ndeshjen e tij ndaj Polonise ne Nations League). Ka luajtur shume mire.”
“Ai vraponte, rekuperonte topa, dhe ishte gjithmone ne sulm. Kur topi nuk ishte ne zoterim, ai bente gjithcka qe ta rikthente ate.”
“Eshte nje lojtar qe ka kualitet te madh dhe zemer te madhe: vrapon shume, ben gjithcka per skuadren e tij.”