Di Marzio zbulon gjithcka: “Sot Marotta ishte ne Bergamo per te ndjekur me kujdes nje lojtar te Atalantes: ja per ke behet fjale.”
Me sa duket, Beppe Marotta, sot ne Bergamo nuk ka qene prezent vetem per ndeshjen e Interit, por edhe me nje mision tjeter.
Zikalterit ne fushen e lojes kane luajtur ndaj bergamaskeve edhe duke e barazuar ndeshjen (perfiundoi 1-1), por per administratorin e deleguar ne mendje eshte edhe merkato.
Sipas asaj qe ka thene pak me pare ne studion e Sky Sport eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, Marotta sot ka pasur edhe nje mision merkatoje.
“Eshte e vertete, Beppe Marotta ishte ne Bergamo edhe per te pare me kujdes nje lojtar te Atalantes qe vjet ka shkelqyer.”
“Behet fjale per Ruslan Malinovsky. Ai eshte ne radaret e Interit prej kohesh dhe zikalterit marrin per te raporte here pas here.”
“Ai eshte nje nga lojtaret qe pelqehet me shume nga Interi dhe Marotta, por edhe nga vete Conte, qe e shikon perfekt per skemen e tij”, ka treguar eksperti i merkatos, qe e ka mbyllur me pas fjalen e tij me nje fjali.
“Edhe pse jemi ende heret per te folur per nje transferim te mundshem, Interi dhe Atalanta ne vitet e fundit kane bere jo pak operacione bashke. Keshtu, nuk perjashtohet nje takim merkatoje shume shpejt.”