Kaos, fishekzjarre dhe gura ndaj skuadres zikalter: “Pak me pare, klubi i Borussias i ka drejtuar Interit nje…”
Nje nate shume e veshtire per Interin: zikalterit, te cilet kane mberritur dje gjate pasdites ne Gjermani per sfiden e rendesishme ndaj Borussia Mönchengladbach diten e sotme, me sa duket nuk e kane bere dot gjumin e qete.
Skuadra zikalter me sa duket, ne oret e para te mengjesit, eshte sulmuar nga nje grup ultrasish te Borussia Mönchengladbach.
Ata si fillim kane plasur fishekzjarre jashte hotelit ku po qendronte Interi, por asgje nuk ka mbaruar me kaq: kjo sepse kaosi ka vazhduar me gura dhe me kanace Coca Cola ne drejtim te xhamave te hotelit.
ARSYEJA – “Ka qene e gjitha nje manover shqetesimi, per te prishur gjumin e lojtareve te skuadres zikalter.”
“Por ne baze te gjithckaje, me sa duket ka qene ndeshja Borussia Mönchengladbach – Inter qe eshte luajtur ne 1971, me te famshmen kanace te Coca Cola qe goditi ne fytyre Boninsegna.”
“Pikerisht edhe per kete arsye, jashte hotelit eshte hapur edhe pankarta: “Kujtohu Inter, gjerat shkojne me mire me nje Coca Cola.”
KERKIMI I FALJES – “Autoret e te gjithe kesaj historie me te gjitha mundesite jane ne radhet e tifozerise se organizuar te Gjermaneve.”
“Kjo duket dicka e qarte, edhe pse nuk eshte provuar ende nga autoritetet gjermane”, ka thene policia vendase ne nje deklarate.”
“Nderkohe, Borussia Mönchengladbach, sipas asaj qe shkruan e perditshmja gjermane Kicker, eshte shkeputur menjehere nga keto evente dhe i ka prezantuar faljet e saj menjehere klubit zikalter.”