Inter, ja cudia e madhe po ndodh me Agoume: “Spezia nuk e llogarit, por per te eshte gati super oferta nga…”
Lucien Agoume po kalon nje situate me te vertete te vecnate. Lojtari i ri zikalter, i lindur ne 2002, eshte praktikisht nje lojtar i injoruar te Spezia.
Aty ku tekniku Italiano pothuajse nuk e fut kurre ne loje, por ai vazhdon te terheqe vemendjen e klubeve me te medha europiane.
Skuadra e fundit qe po e kerkon ate, nuk eshte nje skuader dosido, por vete kampionet e Europes, Bayern Munich.
Pasi kete lajm e ka dhene fillimisht Bild ne gjermani, me sa duket po vijne cdo dite e me shume konfirmime per interesin e bavarezeve per francezin ne pronesi te Interit.
“Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, sot eshte krahu i djathte i Rummenigge, me sa duket po e ndjek me kujdes situaten e lojtarit.”
“Interi ka shpenzuar per te rreth 5 milione euro ne veren e 2019 duke e blere nga skuadra e Sochuaux e duke ja rrembyer Manchester Cityt.”
“Por ne ate kohe, edhe Bayern e ndiqte lojtarin me kujdes. Salihamidzic vete eshte i bindur se Agoume eshte nje nga lojtaret me te mire ne Europe per sa i perket potencialit dhe kualitetit.”
“Ai e konsideron ate si lojtarin e dyte me te talentuar pas Camavinges ne ate rol ku ai luan, pra ne mesfushe”, shkruan Fabrizio Romano per Calciomercato.com.
Interesi i klubit gjerman nderkohe nuk do te mbetet me kaq: “Lucien Agoume eshte nej lojtar i lindur ne vitin 2002, pikerisht si Camavinga.”
“Normalisht ai duhet te luaje dhe te dale me shume ne pah, pikerisht si Camavinga, por potenciali eshte ne syte e te gjitheve.”
“Prandaj Bayern po mundohet qe te perfitoje nga ky rast ku ai ndodhet tek Spezia dhe eshte teper i pakenaqur.”
“Por mos aktivizimi i tij tek Spezia eshte nje deshtim edhe i Interit, qe me sa duket nuk ka gjetur skuadren e duhur per rritjen e tij.”
“Mbase ne janar ai mund te largohet nga Spezia e mund te kerkohet nje destinacion tjeter, duke pare edhe nevojen per minuta qe ka lojtari.”
“Ai mbase duhet te kishte marre nje rruge te ngjashme me ate qe mori Esposito: vendosi te luante ne Serie B qe te gjente me shume minuta.”
“Por gjithcka mbetet e hapur: mbase Bayern ne janar mund te trokase me nje oferte te rendesishme dhe Interi mund te tundohet per ta shitur lojtarin.”