Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazeta gjermane Bild sulmon ashper: “A do te ndodhe perseri nje turp si Gijon 1982 me Interin ne CHL? Ata nuk duhet…”

Gazeta gjermane Bild sulmon ashper: “A do te ndodhe perseri nje turp si Gijon 1982 me Interin ne CHL? Ata nuk duhet…”
Inter Club Staff

Gazeta gjermane ka evidentuar ne nje analize se si ne grupin e Champions League ku eshte Interi dhe Gladbach, te gjitha skuadrat kane mundesi te kalojne ne turin e ardhshem.

Bild ka vazhduar edhe me tej dhe ka vene ne dukje se si klubi i stervitur nga Marco Rose mund te kaloje ne turin tjeter.

Sipas tyre, ne rast se Borussia fiton kete ndeshje, do te ishte koke grupi, por Borussias do i bente pune edhe nje barazim per te kaluar ne turnin tjeter.

Ky rezultat do te linte te lumtur edhe Real Madridin ne nje rast: nese Interi do te fitonte ne ndeshjen e saj ndaj Shakhtar.

Por nese Shakhtar del barazim ose fiton ndaj Interit, do te kalonte kjo e fundit. Pak e komplikuar gjithcka.

Por Bild nder te tjera, sulmon ashper nje hipoteze te mundshme qe shikon Realin te beje pakt per nje barazim me Borussian.

Ne kete pike, ata kane analizuar: “Ne kete mes nuk perjashtohet as qe turpi i Gijon te perseritet perseri.”

“Ishte viti 1982, luhej Boterori dhe kombetarja gjermane dhe ajo austriake rane dakord per nje pakt te turpshem: te dilnin barazim dhe te kalonin te dyja grupin.”

“Per te dashuruarit e Fair Play, Interi nuk duhet te kaloje shpejt ne avantazh, sepse keshtu Real dhe Gladbach mund te bien dakort teorikisht ne fushe per nje barazim dhe do te kalonin te dyja.”

“Por ne pamje te pare, kete gje nuk ka deshire ta beje asnje nga klubet. E theksojme, ne pamje te pare. Por do te ishte nje turp nese do te ndodhte per te gjithe futbollin europian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.