Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

294 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gjashte lojtare per dy vende titullari: ke do te zgjedhe Conte?

Inter, gjashte lojtare per dy vende titullari: ke do te zgjedhe Conte?
Inter Club Staff

Ndryshimi i ri per pese zevendesime per ndeshje mund te te dhuroje nje jete te re per anesoret e Interit.

Ky rol eshte shume i rendesishem per idete e lojes se Antonio Contes dhe sipas asaj qe shkruan Tuttosport, tekniku zikalter ka mundesine qe te beje rotacion aty me gjashte lojtare per dy bluza titullari.

“Ashtu si eshte kujtuar edhe shpesh nga vete Conte, roli i mesfushorit te krahut ne skuadrat e tij eshte me i thjeshti per tu bere.”

“Por atyre qe perzgjedh Conte i kerkon shume vrap, sakrifice dhe deshire per te bere para-mbrapa krahun sa me shume te jete e mundur gjate lojes.”

“Ja pse pese zevendesimet mund te rezultojne nje arme me shume per Interin: Conte ne fakt do te kete ne dispozicion te pakten ne fillim plot 6 lojtare, tre per secilen korsi, qe ti alternoje.”

“Ne fakt tekniku mund ti kerkoje titullareve qe te japin gjithcka per nje ore loje dhe me pas ti zevendesoje ata per forca te freskta.”

“E gjithcka mund te behet duke pasur ne dispozicion edhe tre zevendesime te tjera per te nderruar ata qe do te jene me te lodhur se te tjeret.”

Ashtu si dihet tashme, Conte do te kete gjashte lojtare per dy krahe: Candreva, Moses dhe D’Ambrosio per krahun e djathte dhe Young, Asamoah dhe Biraghi per krahun e majte.”

“Ne leter, titullaret do te jene Candreva dhe Young, dy lojtare qe Conte beson me shume tek ta.”

“Candreva ka qene nje njeri qe ka surprizuar kete sezon, duke pasur vazhdimesi dhe rendimet (4 gola dhe 6 assist) pas nje viti teper te dobet me Spallettin.”

“Nderkohe, anglezi qe ka ardhurn e janar, sapo ka zbritur ne fushe nuk e ka humbur me vendin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.