Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

373 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta ka gati nje goditje te dyfishte ne merkato? “Plot 20 milione euro, sponsorizon… Shakhtar.”

Inter, Marotta ka gati nje goditje te dyfishte ne merkato? “Plot 20 milione euro, sponsorizon… Shakhtar.”
Inter Club Staff

Eshte e qarte tashme qe shume do te varet per te ardhmen e Interit edhe nga ndeshja e ardhshme ne Champions League kunder Shakhtar.

Drejtuesit zikalter, po presin te marrin vesh se kush mund te jete e ardhmja europiane e skuadres se drejtuar nga Antonio Conte per te studiuar pastaj ne menyren e duhur edhe merkaton e janarit.

Por ne klubin zikalter, gjithesesi, kane filluar qe te bejne llogarite qe tani dhe po diskutohet per disa hipoteza te ndryshme.

Conte ne fakt ka pranuar se Interit i nevojitet nje perforcim ne mesfushe. Por ne rast kualifikimi, nje goditje do te behet edhe ne sulm.

Aty emrat e fundit qe po luftojne me njeri-tjetrin me sa duket kane mbetur dy: Oliver Giroud, me ekspert dhe me ekonomik dhe Arek Milik, me i ri dhe me i shtrenjte.

“Chelsea ne qershor kerkonte 5 milione euro (4 plus nje milione bonus) per ta shitur, nje cmim qe duhet te kete rene tashme duke pare se lojtari eshte 34 vjec.”

“Ne janar ai do te jete gjashte muaj larg skadences. Interi nuk deshiron te shpenzoje para per kartonin, ose vetem nje shume simbolike.”

“Por Conte pret investimin e madh ne mesfushe dhe ky investim do te sponsorizohet pikerisht nga… Shakhtar Dontesk.”

“Nese Interi do te kaloje turin, ne mesfushe mund te hapet nje vend per nje blerje prej 20 milione euro qe ne merkaton e janarit. Emrat pak a shume dihen se kush pelqehen nga Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.