Inter-Shakhtar, cfare fjalesh per Eriksen nga Gazzetta: “A e pate? I mjaftuan vetem 8 minuta per…”
Ashtu si shpesh ka ndodhur kohet e fundit, edhe ndaj Shakhtar Donetsk, Antonio Conte ka vendosur te fuse Christian Eriksen vetem ne minutat e fundit.
Danezi, perseri pa asnje polemike, eshte futur ne fushen e lojes, dhe ka bere maksimumin ne ato pak minuta.
Interi ne minutat e fundit u be me e rrezikshme se ne minutat paraardhese, dhe kjo ishte edhe fale tij per hir te vertetes.
Per kete ka folur La Gazzetta dello Sport, e cila ka vene dicka te tille menjehere ne dukje ne notat per lojtaret zikalter.
“A e pate? Sot e meriton nje 6. Sepse, nese ai beri me shume ne 8 minuta, se sa disa shoke te tij apo tranjeri ne 90 minuta.”
“Per te ishin te zakonshmet minuta te fundit. Por ne te kundert per shembull nga Perisic, qe u fut me koken e rende, ai tentoi dicka me shume.”
“Dy gjuajte teper te veshtira per tu pritur, por qe per fat te keq u priten, por qe Interin e bene te rrezikshme ne ato minuta.”
“Kornet ishin mjeshterore, dhe nga njera prej tyre mund te kishte shenuar Sanchez. Kembet e tij nuk vihen ne diskutim. Te vjen keq qe nuk ka vend tek Interi per te. Eshte nje mjeshter.”