Gazzetta ngre alarmin: “Cagliari-Inter, e pabesueshme ajo qe ndodhi: Prokuroria po heton sepse dje jane pare dhe degjuar…”
Gazzetta ka ngritur alarmin diten e sotme per ate qe me sa duket ka ndodhur ne Sardegna Arena diten e djeshme.
Zikalterit kane luajtur dhe kane fituar ne fushen e Cagliarit me rezultatin 1-3, duke permbysur disavantazhin fillestar 1-0, por dje ka rene dicka tjeter ne sy.
Jo pak jane habitur nga reagimet e tifozeve ne transmetim direkt, kur ne disa momente, jane degjuar ulerima te ndryshme.
Dicka e pazakonte kjo, sidomos ne nje moment si ky, ku ne kampionatin italian te futbollit eshte e ndaluar qe te kete tifoze ne stadium.
Me sa duket, e pabesueshmja ka ndodhur, dhe Cagliari ka thyer rregullat diten e djeshme dhe ka futur ne stadium disa tifoze.
Gjithcka mendohet se ka ndodhur duke i cilesuar personat qe jane futur ne stadium si punonjes te shoqerise, gazetare apo punonjes se stadiumit.
Por ata e kane treguar qe nuk kane qene aspak te tille, ne momente kur skuadra e Cagliarit ka shenuar apo per te protestuar ndaj vendimeve te arbitrit kunder Cagliarit ne momente te caktuara.
Me sa duket Prokuroria e Federates ka filluar nje hetim per thyerjen e protokollit te sigurse diten e djeshme dhe Cagliari tani rrezikon jo pak.
Nese vertetohet se ka pasur nje prezence te pajustifikuar tifozet, skuadra e Giulinit do te denohet ashper me nje gjobe te majme.