Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Legjenda zikalter Maicon rikthehet te luaje ne Itali: ja skuadra e tij e re!

ZYRTARE – Legjenda zikalter Maicon rikthehet te luaje ne Itali: ja skuadra e tij e re!
Inter Club Staff

Eshte e paevitueshme: kur kujton emrin e Maicon, ne mendje te vjen menjehere gjithcka cfare ai ka qene per Interin per vite me radhe.

Nje lojtar i papermbajtshem ne krahun e djathte, nje mbrojtes krahu modern, qe ishte me i miri ne bote per vite me radhe.

Ne fillim me Mancinin dhe me pas me Mourinhon, ai u be nje titullar i pazevendesueshem per zikalterit dhe per Kombetaren e Brazilit.

Por tashme me sa duket, gjithcka eshte e vertete: Maicon do te rikthehet ne Itali, pas pak dites, ne ditet e para te janarit.

Ky fakt eshte bere ZYRTAR diten e sotme: ish-mbrojtesi i Interit, protagonist absolut i Tripletes zikalter ne 2009-2010, ka firmosur nje kontrate me Sona.

Ky klub luan ne kampionatin italian Serie D dhe do te jete skuadra me e re ku Maicon do te luaje nga janari.

Ish-zikaltri, 39 vjec tashme, do te transferohet keshtu ne Villa Bova, dhe do te jete ne dispozicion te klubit te ri qe ne javen e pare te vitit te ri.

“Sona eshte ekstremisht e lumtur qe ti jape mire se ardhjen ne klub nje nga mbrojtesave te krahut me te forte qe ka pasur ndonjehere futbolli. Maicon do te jete ketu ne javen e pare te janarit”, kane konfirmuar ata.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.