Gazzetta frikeson: “Dje Conte ne fushen e lojes mori lajmin me te keq: ai kuptoi se…”
“Per te marre vendin e Juves, nuk mjafton ta mundesh vetem njehere: duhet te dish ta besh dhe ribesh, por mbi te gjitha, ta duash.”
“Diten e djeshme tek Interi ka munguar shume Hakimi dhe Lukaku, ka munguar ajo deshira per te sulmuar cdo top.”
“Ka munguar shpirti i sakrifices ne pjesen e pare dhe ai perqendrimi maksimal qe kerkohet ne ndeshje si keto.”
“Simboli i gabimit diten e djeshme ishte ajo qe beri Bastoni te goli i dyte i Cristiano Ronaldos: djaloshi qe kishte derguar drejt golit Barellen me nje top alla-Suarez, humbi topin deciziv per nje gafe te perbashket me Handanovic.”
“Por mbi te gjitha, diten e djeshme Antonio Conte ka marre sinjalin me te keq: ky Inter pa Lukaku eshte pak ‘gje’.”
Ky ka qene komenti i La Gazzetta dello Sport, vetem nje dite pas humbjes se skuadres zikalter ndaj Juventusit.
“Penalltia e barazimit ishte dhuruar gjithashtu, por kesaj radhe nga Young. Nje hap prapa ne rritjen e Interit kjo humbje.”
“Pa Lukakun, pa thellesine e tij, pa luften e tij, forcen, ndihmen qe ai i jep skuadres, Interi do te jete gjithmone dicka tjeter”, e mbyll shkrimin e perditshmja italiane.