Inter, cfare thesari: “4 lojtare te Interit bejne pjese ne U21 me te shtrenjte ne Itali: ja emrat dhe cmimet.”
Me sa duket ka shume Inter ne “TOP TEN”-in e fundit te stiluar nga website i mirenjohur i vlerave te lojtareve, Transfermarkt.
Jane plot 4 lojtaret zikalter nder Under 21 italian qe vlejne me shume ne kete moment, sipas sajti te njohur.
Behet fjale pikerisht per Alessandro Bastoni, i cili eshte i pari nga Interi me 55 milione euro, nje shifer me te vertete e frikshme kjo.
Nderkohe, tre lojtaret e tjere te Interit jane Andrea Pinamonti qe vlen 12 milione euro, Eddie Salcedo (qe ndodhet te Verona ne huazim) qe vlen 9,5 milione euro dhe Sebastiano Esposito me 9 milione euro vlere.
Pochissimi i giovani italiani con un #ValoreDiMercato superiore ai 10 milioni di euro 💰. Chi fra gli U21 non presenti nella grafica sottostante saprà elevarsi 📈🔝 al livello di Donnarumma e Bastoni?#TMdatabase #TMopinion pic.twitter.com/CWDWCokr7y
— Transfermarkt.it (@TMit_news) February 7, 2021
Per sa i perket lojtarit me te shtrenjte Under 21 ne Itali, ai eshte Gigio Donnarumma, i cili sot vlen 60 milione euro.
Nderkohe, te tjere lojtare ne kete liste jane edhe Niccolò Zaniolo (45 milioni), Sandro Tonali (32), Moise Kean (30), Luca Pellegrini (12) e Matteo Gabbia (9).
Interi ne kete liste duket se ka prodhuar nga Primavera e saj plot pese lojtare, sepse ben pjese edhe lojtari i Romes, Zaniolo, qe ka dale pikerisht nga akademia zikalter.
Nje tregues ky qe Interi ka punuar mjaft mire, edhe pse ajo qe mungon ne kete moment eshte besimi ne drejtim te lojtareve te rinj qe dalin nga te akademia.