Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

405 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte eshte ne qiellin e shtate: “A po e shihni Lukakun? Me duket se ka filluar qe te…”

Inter, Conte eshte ne qiellin e shtate: “A po e shihni Lukakun? Me duket se ka filluar qe te…”
Inter Club Staff

Nje provim tjeter i kaluar nga Interi me nota te plota dhe tashme diferenca me Milanin ka shkuar ne +7, nderkohe qe perballe do te kene Romen.

“A jemi afer Interit me te mire? Me siguri eshte nje Inter i mire dhe kete gje po e tregon ne cdo gje qe ben.”

“Sot ishte momenti per ta konfirmuar dhe kemi luajtur nje ndeshje te madhe. Te mos harrojme se Genoa po kalonte nje forme teper te madhe.”

“Sot kemi lene qe ata te bejme vetem ndonje kros, asgje me shume. Kemi mundur te bejme direkt golin dhe me pas kemi bere gjithcka ne.”

“Ne pjesen e dyte ishim shume te forte dhe shkuam perpara me idete e qarta. Te gjithe e meritojne kete fitore, bravo.”

Lukaku eshte sulmuesi me i forte i kampionatit?

“Romelu eshte nje lojtar qe me siguri eshte rritur shume dhe do te rritet akoma. Une mendoj se ai hapin me te madh, mund ta beje duke rritur agresivitetin.”

“Kete po e shikojme tani, sepse Lukaku eshte bere me i keq perpara portes, ka filluar te ndihmoje shoket me fjale, te karikoje ata.”

“Kjo eshte e rendesishme. Flitet shume per ate qe ben golin, por harrojme ate qe mbron, ate qe nis aksionin. Te gjithe mbrojtesat tane meritojne duartrokitje.”

“Per shembull sot Darmian, qe eshte therritur ne detyre ka bere nje ndeshje te madhe. Duhet te flasin te gjithe.”

“Sot ishte nje ndeshje e madhe dhe prandaj erdhi edhe rezultati. Kur vine rezultatet, punohet me me shume buzeqeshje.”

Erdhi edhe goli i Sanchez. E rendesishme kjo per moralin e tij?

“Absolutisht qe po. Alexis mendoj se ne kete moment eshte ne formen e tij me te mire psikofizike qe kur ka ardhur.”

“Po punon me shume deshire, me shume kujdes. Sot kemi pare nje Sanchez me siguri te ndryshem nga e kaluara.”

“Ai eshte nje vlere e shtuar. Nga fillimi i ndeshjes apo si zevendesues, ai eshte nje lojtar te cilit ne mund ti besojme dhe i bej komplimenta per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.