Chiesa sfidon ashper Interin: “I shpallim lufte nga ky moment e mbrapa. Ata duhet ta dine se ne…”
Skuadra e Juventusit ka arritur te fitoje diten e djeshme ne stadiumin e saj ndaj skuadres se Lazios duke marre keshtu tre piket.
Ata arriten te mundin skuadren e Simone Inzaghit me rezultatin 3-1, pasi me pare kishin kaluar ne disavantazh.
Nderkohe, menjehere pas ndeshjes, nje nder protagonistet e saj ka folur per mediat dhe ne nje fare menyre ka sfiduar shume ashper Interin.
Ai qe ka folur per mikrofonat e DAZN, ka qene sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa i cili ka pasur nje mesazh te qarte.
“Nga sot e tutje i shpallim lufte vendit te pare dhe kete gje e kemi treguar edhe ne fushen e lojes: ne luftojme gjithmone.”
“Barazimi me Veronen na bezdiste, dhe sot kemi bere nje paraqitje shume te madhe ne cdo kendveshtrim te mundshem.”
“Nga tani e deri ne fund jane te gjitha ndeshje teper te rendesishme per ne dhe po mendojme per te fituar kampionatin.”
“Sot e kemi treguar se kemi deshire dhe duhet te bejme gjithcka per ti parakaluar ata qe kemi perpara. Ata duhet ta dine se ne nuk dorezohemi kurre.”