Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen zbulon gjithcka ne lidhje me Conten: “Ja mardhenia qe kam me tranjerin: ne te dy…”

Eriksen zbulon gjithcka ne lidhje me Conten: “Ja mardhenia qe kam me tranjerin: ne te dy…”
Inter Club Staff

“Me italishten po shkon mire. Jo shume, por mire. Skudeto? Ka qene nje nga fjalet e para qe kam mesuar ne italisht.”

“Por mund ta enderrojme deri sa ta fitojme”. Keshtu Christian Eriksen ben shaka ne nje interviste shume te bukur per Dazn per aventuren e tij tek Interi ku prek edhe shume tema.

Danezi vihet perpara disa pamjeve nga Dazn ku ai thyen me pasime mbrojtjet e kundershtareve ne Premier League: “Kete gje e ke ne koke, je ne minutat e fundit te ndeshjes dhe duhet te luftosh.”

“Te Tottenham, ne 1/4 e Champions ndaj Manchester City gabova dicka dhe ata kane shenuar. Por VAR vuri gjerat ne vend dhe qe atehere kam disa tmerre per kete dhe nuk e mendoj shume.”

“Por e kujtoj mire. Spazzare? Une nuk mesoj keto fjale, nuk eshte stili im (qesh). Une kam nevoje te mesoj fjale te tjera. Cfare fjalesh? Fjale si tipi “Gioca” (luaj)”, kthen pergjigje duke qeshur danezi.

Shume kane pushuar pas atij goli ne goditje denimi ne derbin e Kupes se Italise: “Fakti eshte se aty gjerat mbase kane ndryshuar perfundimisht”.

“Nga jashte dukej si nje fare rizgjimi, por jo per mua. Dukej sikur: ‘Shikoni, ai di ti gjuaje perseri goditjet e denimit, nuk eshte zhdukur’.”

“Une e kuptova menjehere qe topi po shkonte ne drejtimin e duhur. Per mua eshte rutine e zakonshme: bej pese hapa prapa, pastaj dalengadale shikoj topin.”

“Behet fjale te dish ku te godasesh topin perpara se ta dergosh siper barrieres. Goditja ne derbin e sezonit te kaluar? Me siguri, e mbaj mend shume mire.”

“Por ishte shume me larg portes. Do te kishte qene akoma me bukur te kisha shenuar ate goditje.”

Mesfushori flet edhe per pozicionin e ri ne fushen e lojes: “Nuk e di nese eshte nje Eriksen i ri apo eshte ai qe ka qene gjithmone por qe luan pak me shume.”

“Ne sistemin aktual luaj pak me poshte, prandaj jam me i perfshire ne situata mbrojtese. Duhet te jem gati per per ndonje tackle apo per te rekuperuar ndonje top.”

“Natyrisht zakonisht kam luajtur me i avancuar, por ketu duhet te adaptohem. Dalengadale po mesoj dhe tani e njoh shume mire menyren se si duhet te luaj.”

“Jam ketu prej nje viti, tashme cdo dite bejme ate qe kerkon tranjeri. Une dhe Conte duhet te njiheshim me shume me njeri-tjetrin.”

“Tani ai me njeh me mire mua dhe une e njoh me mire ate. Kjo ben me te thjeshte qe te kuptopjme njeri-tjetrin por edhe interpretimin e lojes nga ana ime.”

“Dopio-playmaker? Mund te shikoni edhe ju se eshte ndryshe ne krahasim me kohen kur Brozovic ishte vetem aty.”

“I takon misterit te caktoje pozicionet tona. Nese e shikoni me kujdes, jo te gjitha ndeshjet luajme ashtu.”

“Varet shume nga kundershtari dhe se si mund te bejme me shume keq.”

Flitet edhe per raportin me Lukaku dhe per menyren se si belgu mer top ne vertikale: “Ky eshte nje pasim qe te gjithe ne mesfushoret kerkojme per Romelu, e dime ku ai eshte.”

“Pothuajse cdo top shkon ne anen e tij dhe pothuajse cdo top eshte i sakte. Por pse te mos perfitojme nga kjo cilesi e Lukakut qe nuk le asgje ti shpetoje?”

“Kemi nje raport shume te mire me Romelu, eshte nje gjigand i mire. Kemi luajtur bashke kur kemi qene femije dhe ai ka qene te Anderlecht.”

“Po ben gjera te paimagjinueshme, as ne Angli nuk luante keshtu dhe une ndaj tij kam luajtur shpesh.”

Ne fund, flitet edhe per golin e shenuar nga Lautaro Martinez ndaj Milanit, ne derbin e dyte pas nje aksioni fantastik:

“I gjithe ndertimi ka qene i mire. E kemi provuar shpesh ate aksion ne stervitje. I kemi bere lojtaret e Milanit te vraponin fiks aty ku donim ne.”

“Kemi krijuar hapsirat e duhura. Per mua ka qene shume bukur te beja levizjen dhe pasimin e duhur ne kohen e duhur.”

“Buzeqeshja ime teksa dilja nga fusha e lojes? Me siguri ka qene nje buzeqeshje e ndryshme nga disa kohe me pare.”

“Sa me shume luan, aq me shume je i lumtur. Duke e pare nga jashte mbase dikush mendon se une nuk qesh por eshte absolutisht keshtu. Jam shume i lumtur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.