Gazzetta zbulon: “Juventusi eshte gati te marre nje ish-tranjer te Interit? Ja plani.”
“Si ndryshojne koherat”. Keshtu e nis shkrimin e saj diten e sotme La Gazzetta dello Sport e cila ndalet te momenti qe po kalon Juventusi.
Ata kane tentuar te krahasojne gjithcka me te kaluaren e Interit, kur zikalterit vendosen te besonin pankine e tyre te nje ish-tranjer i Juventusit.
“Ne kete moment, pas humbjes se papritur me Beneventon, duket se Juventusi i Pirlos ka marre goditjen perfundimtare.”
“Tranjeri qe aq shume u prit me elozhe nga ish-shoke, specialiste te fushes, por edhe drejtues te ndryshem, deri me tani nuk ka treguar shume ne krahasim me pritshmerite.”
“Projekti Pirlo eshte afer perfundimit pa filluar mire. Kjo eshte situata dhe e ardhmja e tij te Juventusi eshte ne rrezik te plote.”
“Por ketu vjen e bukura, sepse ai tashme mund te zevendesohet nga dy ish-tranjere te Interit, ku njeri edhe ka fituar shume me zikalterit.”
“Nga njera ane eshte Luciano Spalletti, nje figure shume e respektuar nga zikalterit per dy vitet e tij interiste dhe nga ana tjeter eshte Roberto Mancini.”
“Mancini ka qene tranjer i Interit ne vitet e Calciopolit dhe do te sillte ne mendjen e te gjitheve edhe kampionatet e fituara nga ai ne vitet e Juves ne Serie B qe Mancio i ka quajtur te fituar me merite.”