Inter, cfare po ndodh me Stefano Sensin? “Lojtari tashme ka dy fytyra: njera prej tyre tregon se…”
Me sa duket Stefano Sensi po perjeton dy jete paralele: njeren ne Kombetaren e Italise dhe njeren tek klubi zikalter.
Ne kampionat, mesfushori zikalter ka arritur te luaje vetem ne 10 ndeshje nga 27 ndeshje qe Interi ka zhvilluar deri me tani.
Nderkohe, bie e sy edhe fakti tjeter i rendesishem se nga keto 10 ndeshje, vetem njehere ka luajtur si titullar.
Por me Italine, ndodh pothuajse e kunderta per te: pavarsisht demtimeve te shumta, lojtari me Kombetaren jeton nje jete komplet tjeter.
Nga 11 ndeshjet e Italise ne kete sezon, Stefano Sensi ka luajtur kater here, duke shenuar madje edhe dy here.
Shume te ngjashme nderkohe koherat e aktivizimit: 288 minuta me Interin ne Serie A dhe 227 minuta me Italine.
Nje minutazh teper i ngjashem per dy rendimente qe nuk kane pothuajse asnje lidhje me njera-tjetren.
Lojtari ne 11 ndeshjet e fundit te ketij sezoni do te kete mundesine qe ti tregoje Contes se ky i fundit mund te besoje ende tek ai. Eshte koha e duhur per ta bere kete sepse edhe Interi ka nevoje per Sensin e vertete.