Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Largim? Inter thote jo: “Ishte nje nga emrat ne dyshim per 2021-22, por do te qendroje sepse…”

Largim? Inter thote jo: “Ishte nje nga emrat ne dyshim per 2021-22, por do te qendroje sepse…”
Inter Club Staff

Qe prej gjithmne, periudha prill dhe maj eshte ajo ku klubet fillojne te programojne levizjet e se ardhmes.

Ky eshte edhe rasti i Interit tani, qe me sa duket shumicen e ideve i ka te qarta per ate qe pritet te ndodhe ne vere.

Por le te ndalemi pak te rasti i nje lojtari ne vecanti, te Danilo D’Ambrosio, lojtar qe eshte ne skadence kontrate.

“Ish-lojtari i Torinos ne daten 30 qershor 2021 ka ne perfundim kontraten e tij me Interin dhe pozicioni i tij keto jave ka qene ne dyshim te forte.”

“Ai ka qene ndermjet largimit dhe qendrimit. Por me sa duket klubi zikalter, sipas te rejave te fundit, ka marre nje vendim per ta mbajtur ne Milano”, zbulon calciomercato.com.

“Tek Interi kane bere llogarite dhe kane dale ne perfundimin se D’Ambrosio eshte nje lojtar shume i rendesishem jo vetem ne fushe, por edhe ne dhomat e zhveshjes.”

“Drejtuesit zikalter kane pasur disa dyshime, por me sa duket keto dyshime i ka hequr vete lojtari me sjelljen e tij te shkelqyer.”

“Nderkohe, ai pelqehet shume edhe nga Conte, edhe pse shanset per te luajtur i ka pasur te pakta. Eshte perfolur edhe per nje interesim te Milanit, por D’Ambrosio ja ka bere te qarte klubeve te tjera se do mund te diskutojne me te vetem atehere kur Interi ti thote se ai nuk do te beje me pjese e klubit. Deri atehere, ai do te prese Interin. Por gjasat me te medha jane qe D’Ambrosio te vazhdoje te veshe fanellen e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.