Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

219 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TOP dhe FLOP – Ja tre lojtaret me te mire te Interit ndaj Verones dhe tre lojtaret me te dobet: “Habit…”

TOP dhe FLOP – Ja tre lojtaret me te mire te Interit ndaj Verones dhe tre lojtaret me te dobet: “Habit…”
Inter Club Staff

Rikthehet rubrika TOP dhe FLOP ne Inter.al ku do te flasim per tre lojtaret me te mire te ndeshjes Inter-Verona per zikalterit por edhe per tre lojtaret me te dobet te ndeshjes.

Bie ne sy se si Antonio Conte ben pjese te treshja e me te mireve, sepse futja e Darmian nga ana e tij ishte nje levizje prej gjeniu.

Nderkohe, e paevitueshme per Samir Handanovic qe te jete te lista e tre lojtareve FLOP ne kete ndeshje pas asaj gafe ndaj Faraoni por qe u anullua nga arbitri i ndeshjes.

TOP TRE LOJTARET E INTER-VERONA:

MATTEO DARMIAN – Ai arrin te behet me i rrezikshem se kroati vetem pak minuta pasi u fut ne fushen e lojes. Ne menyre inteligjente dergoi Sensin te gjuaje nje top qe perfundoi jashte. Por momenti me i mir erdhi pak me vone kur pas nje assisti te mrekullueshem te Hakimit shenon nje gol qe u duk si nje loje femijesh por ishte nje nga golat me te rendesishem te sezonit zikalter.

TRANJER CONTE  – E ardhmja mund te prese: ne koken e tij ka vetem nje objektiv, Skudeto. Ashtu si e tha edhe ai vete ne konference. Ai kur e sheh veten ne veshtiresi kthen skuadren prapa dhe tenton te godase ne kundersulm, ashtu si edhe ndodhi. Me futjen e Darmian fiton ne radhe te pare ai qe besoi te blerja e tij por qe besoj edhe sot ne futjen e tij ne fushen e lojes. Skudeto eshte me afer se kurre dhe kjo edhe fale Contes qe ben nje levizje gjeniu me futjen e Darmian ne fushe.

HAKIMI – Ne periudhen e fundit i ka rritur xhirot e motorrit dhe kete gje e tregojne edhe assistet per shoket ndaj Cagliarit dhe Spezias, por dje ju afrua edhe golit. Nderkohe, ishte pikerisht ai qe dha perseri nje assist te mrekullueshem edhe sot per Darmian qe ne menyre te bukur shenon duke i dhene tre piket Interit.

TRE LOJTARET FLOP TE INTER-VERONA:

HANDANOVIC – Ai eshte therritur ne detyre qe te zhbeje dy gabimet e tmerrshme ndaj Napolit dhe Spezias. Tregohet i gatshem perballe Bessa ne te vetmin top te rrezikshem ne 45 minutat e para. Por momenti persona negativ nuk mungoi: rrezikoi nje nga gafat me te pabesueshme por Abisso e ndihmon duke dhene faull per Interin per nje prekje te lehte te dores se tij nga Faraoni.

BARELLA – Ne lojen e dysheve ai therritet te luaje me Hakimin dhe te kete perballe Bessa. Ky i fundit shpesh here e ndalon. Conte e shtyn gjate gjithe ndeshjes te futet me shume ne ndeshje, por duket sikur xhirot e tij jane me te ulta se kohe me pare. Duket shume ne hije dhe me sa duket po e vuan shume lodhjen e sezonit. Duhet te shkundet pak ose te lihet nje ndeshje pushim, pse jo.

BROZOVIC – Ilic eshte dizenjuar ne kete ndeshje per ti qendruar nga prapa ne cdo moment. Por ai nuk ishte gjithesesi ne nje dite te mire. Humbet shume topa dhe ndonjehere pason edhe me kohe vonese. Duket konfuz dhe pak i kthjellet. Keq.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.