Dzeko, zbulohet arsyeja e vertete e shkembimit te deshtuar me Interin: “Gjithcka deshtoi vetem prej…”
“E ardhmja? E veshtire ta mendoj tani”. Keshtu Edin Dzeko ka folur diten e djeshme per Sky Sport Italia.
Ai eshte ndalur per mikrofonat e medias italiane menjehere pas cerekfinales ndaj Ajax ne Europa League ku Roma u kualifikua per me tej.
Boshnjaku eshte nje lojtar qe ne te kaluaren, sidomos ne merkaton e fundit, ka qene shume afer nje shkembimi me Interin.
Per kete ka folur diten e sotme Calciomercato.com qe nder te tjera edhe tregon arsyet e deshtimit te shkembimit me Romen ne muajin janar.
“Ne janar me te vertete qe Edin e kishte nje hap larg Romes dhe ka qene vetem nje hap larg transferimit tek Interi.”
“Shkembimi i propozuar ishte Sanchez-Dzeko, dhe Sanchez gjithashtu kishte pranuar te shkonte te Roma ku mendonte se do te luante edhe me shume.”
“Por gjithcka ka deshtuar per nje arsye ekonomike: kjo ka qene arsyeja. 4 milione diference ka qene diferenca e rroges ndermjet paleve.”
“Pikerisht rroga shume e majme e tij beri qe Interi te mos pranoje qe ta conte ne port kete shkembim duke deshtuar gjithcka me pas.”