Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

629 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pse mungoi Romelu Lukaku te festa e skuadres dje pas ndeshjes? Sky Sport zbulon: “Ai nuk…”

Inter, pse mungoi Romelu Lukaku te festa e skuadres dje pas ndeshjes? Sky Sport zbulon: “Ai nuk…”
Inter Club Staff

Te shumte kane qene ata qe kane vene re dje mungesen e nje nga njerezve me te rendesishem ne festen e Interit pas vershellimes finale te arbitrit. 

Menjehere sapo ndeshja mbaroi, e gjitha skuadra dhe stafi i Interit u mblodh ne qendren e fushes per te festuar edhe njehere tjeter Skudeton.

Por vetem pasi kane dale pamjet nga ai moment, ku Interi ka postuar video dhe foto, eshte vene re mungesa e Romelu Lukaku.

Shume tifoze kane pyetur: si ka mundesi qe Romelu Lukaku nuk ka festuar bashke me shoket pas fitores 5-1?

Pergjigje per kete pyetje ka dhene disten e sotme Sky Sport 24 duke zbuluar keshtu gjithcka rreth mungeses se The Big Rom.

“Mbase do duket dicka shume e parendesishme, por mungesa e Big Rom dje ne festen e Interit eshte shume e thjeshte.”

“Belgu ka marre pjese ne menyre shume aktive gjate ndeshjes duke pergezuar shoket, duke bere shaka me ta dhe eshte pare shume i qeshur.”

“Por menjehere sapo ka perfunduar ndeshja, ai ka zbritur direkt ne dhomat e zhveshjes per tu nderruar qe te behej gati per stervitjen pas ndeshjes.”

“Kjo stervitje eshte ajo qe rezervohet per lojtaret qe nuk luajne dhe qe sherben per te qene ne forme optimale.”

“Me pas, kur Lukaku mori vesh per festen dhe u nis me shpejtesi nga dhomat e zhveshjes per ne fushe, festa kishte perfunduar dhe nuk kane munguar edhe shakate e shokeve ne drejtim te tij”.

“Por ajo feste nuk ishte e programuar, por ishte dicka komplet spontane. Romelu nuk kishte nga ta dinte ate qe do te ndodhte.”

Pra, nuk ka asnje problem dhe asnje prapaskene shqetesuese pas mungeses se The Big Rom.

Ai eshte nje djalosh shembullor, eshte i fundit qe mund te hape probleme tek Interi! 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.