Pedullà: “Nje Inter i madh per Mazzarrin, ja levizjet”
Gjate emisionit “Speciale Calciomercato” ne SportItalia, Alfredo Pedullà ben permbledhjen e merkatos te Interit te ri te Walter Mazzarrit: “Interi po shikon te ndertoje nje skuader te madhe per t’ja dhene teknikut. Do te ulen pagat e Milito dhe Cambiasso, ndersa Ranocchia nuk eshte me i pashitshem. Dragovic eshte bllokuar dhe po pritet te shiten disa lojtare me pare, ndersa me Wellington ka nje marreveshje verbale. Por nese ka nje lojtar ne krye te listes, ai eshte Radja Nainggolan. Duhet te shikojme sa kohe do te kete Interi per te bere nje oferte te rendesishme tek Cagliari. Pres nje operacion te rendesishem ne dalje, prej 18-20 milion euro, per te financuar blerjet. Dhe mbi Guarin, duket se Tottenham eshte kthyer perseri…“