Inter, ndodh e papritura me Arturo Vidal? Bein Sports zbulon: “Ai me sa duket ka folur me…”
Me sa duket, do te kemi zhvillime te rendesishme edhe per Arturo Vidal ne ditet e ardhshme te kesaj merkatoje.
Te pakten kete gje shkruan diten e sotme Bein Sports, versioni Amerikano Latin i rrjetit satelitor shume te famshem sportiv.
“Eshte nje nga lojtaret qe Interi deshiron te shese me cdo kusht ne kete merkato. Po flasim per Arturo Vidal, yllin e Kilit.”
“Ai vjen nga nje sezon shume negativ ne nivel personal me Interin edhe pse ka qene lojtari me i kerkuar nga Antonio Conte te zikalterit.”
“Lojtari ka ne rroge pothuajse 6 milione euro dhe jane pikerisht keto 6 milione arsyet qe Interi deshiron ta largoje.”
“Ja pse per ish-lojtarin e Barcelones duket se kemi ne horizont nje transferim te pabesueshem ne… Ameriken Qendrore.”
“Me sa duket, Santiago Solari ka bere nje bisede paraprake me Arturo Vidal per ta marre lojtarin ne skuadren qe po drejton: Club America.”
“Lojtari ka thene se eshte gati qe te luaje me Eagles. Tashme Club America po mendon se si ta beje te mundur kete transferim”, e mbyll shkrimin e saj Bein Sports.
Te ndodhe vertete? Nese po, atehere do te ishte nje cudi shume e madhe duke qene se Vidal ka thene se ende nuk deshiron te largohet nga Europa.