Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

830 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adriano i ka dedikuar nje leter prekese te gjithe tifozeve te Interit: ja permbajtja e plote!

Adriano i ka dedikuar nje leter prekese te gjithe tifozeve te Interit: ja permbajtja e plote!
Inter Club Staff

Lumturia eshte dicka shume e thjeshte.

Ka shijen e kokoshkave qe shiste halla ime, neper rruge, me kiosken qe levizte “pipicoa”. Haja aq shume sa u be edhe pseudonimi im ky.

Ka ngjyren e pluhurit qe ngrinim ne ajer sa here gjuanim nje top ne Vila Vruzeiro. Ne nje fushe ku kam luajtur cdo dite te femijerise sime.

Pantallona te shukrtra dhe kembet zbathur. Kjo ka qene gjithmone veshja ime e preferuar. Nuk ka nevoje qe te shpjegoj motivet e kesaj zgjedhje: eshte jeta e femijeve qe rriten neper barake.

Isha 10 vjec kur nje pasdite si shume te tjera degjova te shtena armesh neper rruge si shpesh here. Nje nga keto plumba ‘qorr’ goditi babain tim ne koke, Almirin. U godit pa dashje, gabimisht.

Nese jeton ne nje ‘favela’, nuk shikon dot nje te ardhme por une e kam kerkuar gjithmone dhe e kam menduar perhere. Shikoja lart, fale futbollit.

Luaja ne skuadren e kalcetos se Flamengos por ajo ishte priudha kur duhet te kaloja tek te rinjte e futbollit te vertete.

I kujtoj si tani ato dite te gjata dhe te veshtira me mami Rosilden qe ishte ne spital dhe une rrija me nena Wanden.

Beja cdo gje qe te behesha i vlefshem per dicka: ndonjehere dilja ne cepin e rruges per te llustruar kepuce per te fituar ndonje para per familjen.

Shkolla, stervitje, pasdite qe mezi kalonin. Dita qe babai Almir u kthye ne shtepi ka qene me e bukura e jetes sime.

E keni parasysh te majten time shume te fuqishme? Ja, e kam stervitur dhe kultivuar qe femije ate gjuajtje. I shkaterroja portat dhe shume objekte ne shtepi. Mami ishte e deshperuar per kete fakt.”

Per kete arsye vendosi edhe te me dergonte tek Flamengo, qe te me regjistronte ne nje shkolle futbolli. Por duhej paguar ama qe te regjistrohesha.

Dhe babai im e dinte qe nuk kishim para: e dinte qe nuk mund ta perballonim dot. Mami Rosilda nderkohe nuk deshironte qe te hiqja dore nga kjo enderr: i tha babait qe do i kerkonte halles sone per te na ndihmuar per te paguar kuoten.

Nje genjeshter, e cila u mbulua totalisht nga nje pune ekstra qe bente mamaja: dilte dhe shiste karamele shtepi me shtepi, ne rruge, per te fituar ato para qe duheshin per shkollen e futbollit per mua.

Eshte e veshtire te lindesh, te rritesh nje nje ‘favela’ dhe te imagjinosh nje te ardhme ndryshe, brilante.

Eshte e veshtire madje edhe te enderrosh. Mamaja, babai, gjysherit nderkohe me kane bere qe te shikoj anen pozitive te gjerave.

Kane qene ata qe kane bere diferencen ne jeten time, me kane mundesuar qe te perqendrohesha tek futbolli.

E besoni? Luaja si mbrojtes krahu. I majte natyrisht. Ishte e veshtire, per mua, por e dija qe nuk duhet te dorezohesha edhe pse ka qene nje moment kur aventura ime tek Flamengo u duk se mbaroi perpara se te fillonte.

Roli im ishte ai i sulmuesit ne shkurtin e 2000 (kisha levizur nga mbrojtja) dhe me derguan ne skuadren e pare per Turneun Rio-San Paolo.

Debutova kunder Botafogo dhe me pas do te luhej San Paolo-Flamengo, kur ndeshja ishte 1-0 me fusin ne fushe: bej gol, tre assist dhe fitojme 5-2.

E dashuroja lojen e futbollit, por mbi te gjitha deshiroja qe te shpaguaja besimin dhe sakrificen e prinderve.

Kisha nje objektiv shume te qarte ne mendjen time: te blija nje shtepi per familjaret e mi, aq doja ne ato momente.

Futbolli me dha besim ne vetvete, objektiva ne jete, vendosmeri dhe ekuiliber. Futbolli eshte sinonim i shpreses dhe humanitetit.

Me ka lejuar qe te jetoj nje jete qe nuk do e kisha perjetuar kurre me nje profesion tjeter.

Thirrja nga Europa, nga Italia, vjen shpejt. Nuk isha as nervoz dhe as i shqetesuar: mora avionin per ne Milano plot me lumturi dhe entuziazem. Nisa udhetimin tim te madh, ate qe kisha shpresuar dhe enderruar gjithmone.

Dhe po, ishte nje nisje prej endrre ajo. Ka mbetur edhe sot e kesaj dite, mes mijera ndeshjesh e momentesh, kujtimi me i bukur qe nuk do ta harroj kurre.

Kisha ardhur nga pak dite dhe me futen ne trasnferten e Madridit. Ishte 14 gushti 2001, hy ne Bernabeu. Kam veshur bluzen e Interit. Perballe eshte Reali i Madridit.

Mjafton te kaq per kedo mbase. Por une hy ne fushe. Nuk mendoj asgje dhe luaj sikur te gjendesha ne ate fushen me pluhur te Vila Cruzeiro. Dribbling, tunnel. Me del cdo gje.

Marr persiper edhe nje goditje denimi, nga pankina me thone qe ta gjuaja une. E kujtoni ate te majten qe e stervisja ne shtepi e neper rruge, ate qe cmendja mamane time? Ja. E prezantova me gjithe boten me ate goditje denimi qe thone se ishte 170 kilometra ne ore.

Futboll, gol, emocione. Por me pas lajmet dine se si te te bejne keq si nje arme zjarri. Vijne ndonjehere ne menyre te papritur dhe te nderrojne jeten.

Gusht 2004, Bari. Jam ne autobuz me shoket, bie telefoni: “Adri, babo Almir ka vdekur”. Kam menduar se ishte nje enderr e keqe. Kam shpresuar te ishte ashtu.

Nuk e tregoj dot as sot deshperimin e atij momenti. Nuk kam provuar ne jeten time nje dhimbje me te madhe se ajo, kaq te padurueshme. Jam rikthyer ne Milano me shpejtesi ne kerkim te nje fluturimi.

Agonia ishte mbytese dhe humba edhe tranzitin nga Rio De Janieri. E keshtu nisem per Rome dhe me pas ne Brazil.

Jam i vetmi qe e di se sa kam vuajtur ne atko momente. Vdekja e babait tim me ka lene nje boshllek teper te madh ne jeten time.

Eshte dicka e vecante, per nje brazilian si puna ime, qe nje qytet ne Zvicer te me jepte pak drite ne ato kohera te veshtira.

Jam rikthyer ne Europe, kam zbritur ne fushe per Basel-Inter. E imagjinoni gjendjen time emocionale.

Fitoj nje dyluftim, nje te dyte, kaloj dy mbrojtesa dhe ata te shtrire tentojne te me rrezojne por jo: nisem, kaloj edhe portierin dhe shenoj me te djathten.

Kam vene ne pune tek ai aksion te gjithe energjite qe kisha per tja dedikuar ate gol babait Almir.

I kujtoj edhe tani perqafimet e shokeve. Interi me ka qendruar shume afer ne nje nga momentet me te veshtira te jetes sime.

Moratti ka qene si nje baba gjithmone per mua. Por jo vetem ai, por edhe Zanetti dhe personat e tjere qe ishin perreth meje.

I jam shume falenderues sepse jane gjera keto qe do i mbaj pergjithmone brenda meje, nuk do i harroj kurre.

Perandori. Ne fillim nuk mendoja se e kishin me mua kur me therriten keshtu. Ka qene me te vertete zbavitese ta kuptoja dalengadale dashurine e te gjithe popullit interist ne drejtimin tim.

Une jam ndjere gjithmone ne shtepi ne Milano: dashuria ime per tifozet e Interit eshte e pafund, pa limit. Jam bere menjehere nje tifoz i vertete i Interit: ai 3-2 ne derbi ne minuten e fundit eshte nje tregues, vertete? E mbani mend?

Goli ndaj Udineses kur kalova gjysmen e skuadres, fitoret e bukura, humbjet, triumfet, ajo predhe ndaj Romes ne finalen e Kupes se Italise. E dini si e kam shenuar golin tim te fundit me bluzen e Interit? Ne nje derbi ndaj Milanit, natyrisht.

Interi eshte nje copez e imja shume e madhe, qe eshte nderthurur me jeten time, duke ngjyrosur momentet me te bukura dhe duke me shoqeruar ne momentet me te veshtira dhe te trishtuara.

Por edhe sot, kur kujtoj Milanon, San Siron, bluzen zikalter, me vjen te kendoj ate kengen qe nuk do e heq kurre nga mendja, dhe qe, cdo here, me bente te ndihesha i lumtur, ne shtepi, si njeri prej jush, si njeri prj nesh:

“Che confusione, sarà perché tifiamo, un giocatore che tira bombe a mano, siam tutti in piedi per questo brasiliano, batti le mani, che in campo c’è ADRIANO!”.
Forza Inter!
Adriano”

Kjo ka qene letra shume prekese e Perandorit Adriano e kushtuar per te gjithe tifozet e Interit anembane e publikuar ne faqen zyrtare te klubit.

E ne natyrisht qe nuk kemi si te mos e mbyllim kete leter me te gjithe 74 golat e shenuar nga Perandori tek Interi:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.