Gazzetta ngre alarmin: “Duhet thene e verteta per kete Inter: nje kembane alarmi duhet ngritur per…”
Me sa duket ndeshja e bere nga Skriniar-De Vrij-Bastoni ne Reggio Emilia ka qene okazioni per koleget e La Gazzetta dello Sport per te bere nje analize te rendesishme per kete repart.
Sipas tyre, edhe pse perpara Handanovic ka pasur shume siguri kete sezon, ne kete moment tek Interi ka nje kembane te rendesishme alarmi.
Treshja e mbrojtjes ndonjehere duket shume vetem prapa dhe mbase do te duhej pak me shume ndihme nga shoket per ta.
“Nese shohim me kujdes do te kuptojme nje problem serioz: shpesh here, ne kundersulme, atra gjenden ne nje kunder nje.”
“Por Inzaghi mund te ndryshoje pak per sa i perket njerezve, sepse nga stoli, ai mund te besoje vetem te Dimarco per Bastoni, por nuk e ka luksin te zevendesoje Skriniar apo De Vrij.”
“Dumfries nderkohe ende nuk e ka shprehur vleren e tij te plote dhe Calhanoglu ende nuk ofron ate mbulimin e duhur prapa.”
“Shqetesimi me i madh qendron edhe te fakti se pas 4-0 ndaj Genoas, Interi nuk ka arritur ne asnje ndeshje te mbaje porten e paprekur.”
“E perkthyer: ne nje muaj e gjysem, Handanovic peson gjithmone gol pavarsisht gabimeve qe ai ben. Faza mbrojtese e Interit duhet ripare mire e modifikuar per hir te konsolidimit te saj.”