Inter, ndodh e papritura me Handanovic? “Marottta po mendon seriozisht qe ti ofroje atij nje…”
Tashme sot te gjitha mediat flasin per ardhjen tek Interi te Andre Onana, portierit shume te talentuar te Ajax.
Lojtari eshte ne skadence kontrate me hollandezet dhe sipas raportimeve te fundit, ai do te transferohet tek Interi.
“Do te zevendesoje pikerisht Samir Handanovic, qe me sa duket, po luan sezonin e tij te fundit si protagonist me zikalterit.
“Por cfare e ardhme e pret sllovenin? Sipas te rejave te fundit, jo gjithcka eshte e mbyllur per te tek Interi dhe mund te ndodhe e papritura.”
“Marotta ka ndermend qe te ofroje nje kontrate te re per Samir Handanovic, me nje rroge me te ulet, por per te qendruar ne Milano si zevendesi i Onana.”
“Mbase per te luajtur ndonje ndeshje kupe, por per cdo rast, Marotta deshiron qe te kete eksperiencen e Handanovic ne skuader.”
“Edhe Inzaghi do te ishte dakord me dicka te tille sepse pertej eksperiences, Handa do te ishte nje vlere me shume ne stol.”
“Kete oferte ka nga Interi ne dore tani Handanovic: te qendroje si portier i dyte apo te largohet te mbylle karrieren ne ndonje skuader te nivelit te dyte. Marotta e ka bere edhe me pare kete gje kur bleu Szczesny por ne Torino mbajti edhe Buffon.”