Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

294 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi zgjedh “4 fantastiket”: ja kater lojtaret qe nuk do te zevendesohen kurre ne formacion!

Inter, Inzaghi zgjedh “4 fantastiket”: ja kater lojtaret qe nuk do te zevendesohen kurre ne formacion!
Inter Club Staff

Sezoni eshte i gjate dhe turnoveri eshte thelbesor: por sot per sot, ne skuader ka disa lojtare qe tranjeri e ka te veshtire ose te pamundur te heqe dore.

Kjo vlen edhe per zikalterit si per shume skuadra te tjera dhe me sa duket Simone Inzaghi i ka zgjedhur te paprekshmit e tij.

“Nder ta, eshte ai qe e ka rritur shume nivelin e tij: Milan Skriniar. Mbrojtesi sllovak, ka qene edhe autor i dy golave ne kete fillim sezoni e nuk ka humbur nje ndeshje te vetme. Nuk ka humbur asnje minute: as me Interin e as me kombetaren.”

“Por pas tij vjen direkt hollandezi De Vrij, e njejta gje vlen edhe per te, Inzaghi e ka hedhur gjithmone ne fushe si titullar.”

“Tifozet zikalter jane mesuar me paraqitjet e tij si gjigand ne qender. Por keshtu ka ndodhur edhe me Spallettin, edhe me Conten: asnjehere i diskutueshem, gjithmone i sigurt ne fushe. Edhe pse i ka lene disa minuta Andrea Ranocchias, ai eshte i paprekshem: 517 minuta me Interin dhe 270 me kombetaren e Hollandes.”

Me pas vjen zemra e Interit, Marcelo Brozovic, qe ka luajtur gjithmone gjithashtu: 90 minuta me Kroacine dhe gjithmone titullar tek Interi nga Inzaghi.”

“Por Brozovic ndryshe nga te tjeret eshte zevendesuar tre here: ndaj Bolognes, Verones dhe Sampdorias.”

I katerti i paprekshem eshte ai qe nuk mund te mungonte ne kete liste: kapiteni i se ardhmes, Nicolo Barella.

Kampioni i Europes tre ndeshje me Interin i ka perfunduar perpara minutes se 90 plus 154 minuta te luajtura me komnbetaren e Roberto Mancinit: edhe ai i paprekshem.

Keta jane kater fantastiket e Interit te Simone Inzaghi: nese do te ishte per tranjerin, nuk do te hiqte kurre dore prej tyre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.