Conte i shkaterruar ne Premier League: “Me vjen keq, per mua eshte e veshtire te flas tani. Jam mesuar te…”
Kunder Wolverhampton ka ardhur humbja e trete radhazi ne kampionat per skuadren e Tottenham e drejtuar nga Conte.
Spurs po mundohen me te gjitha forcat per nje vend ne Champions, por tashme po behet gjithcka shume e veshtire per ta.
Ne fund te kesaj ndeshje eshte pare nderkohe nje Conte i shkaterruar moralisht dhe ne pamje, duke deklaruar se nuk eshte mesuar te luftoje per te tille objektiva.
Nuk eshte ndonje cudi sikur tranjeri te jete penduar per largimin e tij ne vere nga Interi sidomos duke pare se si skuadra zikalter ka arritur te mbaje kompetitivitetin e saj kete sezon.
“Per mua eshte shume e veshtire te flas per nje vend te katert. Kjo sepse une jam mesuar te luaj per objektiva te tjere”, ka deklaruar Conte.
“Pas ndeshjes me Southampton i kam thene te gjitheve se keto humbje bejne pjese ne procesin e rritjes por e dime te gjithe se nuk eshte e lehte te nisesh ndeshje ne kete menyre.”
“Kjo sepse kur shkon 2-0 nuk eshte e thjeshte dhe nuk ke as cfare ben. Kemi krijuar shume raste, por ne fund po flitet per nje humbje tjeter.”
“Kur humb dy ndeshje radhazi ne shtepi dhe nje e ke humbur me Chelsea, per nje skuader qe lufton per Champions behet e pamundur.”